E mërkurë, 23 Shtator, 2020
21 C
Tirana

A do mbështetet nga Basha, projekti “Anti-LSI” i partive aleate të PD

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Bilanci/ Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë humbur...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Vrau shoferin e fugonit me thikë në zemër, Arbër Kote nuk pranohet në burgun e Durrësit

Arbër Kote, i cili u arrestua pasi vrau me thikë në zemër shoferin e një fugoni, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit. 26-vjeçari i...

Nga Mero Baze

Pesë partitë e vogla opozitare në koalicion me Partinë Demokratike, kanë bërë një propozim interesant për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Formuluesi i saj është Dashamir Shehi. Formula synon  shmangien e formulës aktuale të llogaritjes së votave brenda koalicionit dhe respektimin më shumë të partive të vogla, votat e të cilave, digjen në funksion të partisë së dytë më të madhe brenda koalicionit.

Propozimi synon që ligji, përveç “Koalicionit”, të njohë dhe “Grupimin politik” si formacion elektoral. Kjo nënkupton që brenda koalicionit të madh, të majtë apo të djathtë, disa parti të vogla, më shumë se dy, të kenë të drejtë të krijojnë një grupim politik, që votat e tyre të numërohen bashkë, dhe jo ndarazi.

Për ta bërë më të kuptueshme, është fjala që pasi koalicioni ka marrë votat e veta, ndarja e votave brenda tij, të bëhet duke marrë partia e parë votat e saj, partia e dytë votat e saj, kurse grupimi politik të llogarisë votat si një parti e tretë e vetme. Ata pastaj brenda grupimit politik ja japin deputetin, partisë që ka marrë më shumë në atë zonë elektorale.

Kjo formulë demokratizon ndarjen e mandateve brenda një koalicioni të madh, pasi u mundëson partive të vogla, që nuk arrijnë dot vota për një deputet brenda një qarku, të ndihmojnë njëra- tjetrën për të marrë një deputet, duke ja dhënë atë, asaj partie që del e para brenda këtij grupimi politik, pra brenda kësaj mini-gare.

Kjo formulë ndihmon të ketë një ndarje më të drejtë të mandateve brenda koalicionit, dhe i heq privilegjet partisë së dytë të koalicionit, që shpesh përfiton shumicën e votave që digjen nga dhjetëra parti të vogla.

Lexo edhe :   Pragu kombëtar është diskriminues, pa korrektim kombëtar
Lexo edhe :   Pse Lulzim Basha është dakord me PS për listat e hapura

E përkthyer në koalicionin opozitar, nga i cili vjen ky propozim, ky është praktikisht një instrument “Anti LSI” në opozitë.

Partitë e vogla druhen se nuk do të mundin të kapin dot një deputet secila më vete, dhe duan të bashkohen që votat e tyre të mos i marrë LSI, por të llogariten si një parti më vete.

Kjo natyrisht që do të ketë një rezistencë nga LSI dhe ndoshta dhe nga PD.

Partia Demokratike duhet të llogarisë mirë nëse i intereson të zgjedhë mes tyre dhe LSI-së. Dëmi elektoral është praktikisht i barabartë. Partitë e vogla, edhe pse duken të vogla, kanë rreth 70 mijë deri 100 mijë vota të shkuara dëm.

Politikisht PD dëmtohet më shumë nëse ndahet nga LSI, pasi krijon pesimizëm në elektorat për një fitore të mundshme, nëse ndahen para zgjedhjeve.

Por nga ana tjetër dhe divorci me partitë e vogla, është po kaq i rrezikshëm, pasi ato janë vagonët që mbushin trenin elektoral.

Nga e majta, situata është më e pastër, pasi nuk ka një parti të dytë të rëndësishme si LSI, dhe gjithë partitë e vogla, janë me të njëjtën peshë. Kështu që propozimi vlen aktualisht, vetëm si debat për koalicionin e djathtë,

Në këtë pikë propozimi i Shehit, është racional sa i përket drejtësisë në ndarjen e votave, por shumë problematik në aspektin politik.

Realisht nuk ka më rëndësi, nëse do zgjedhësh LSI apo grupimin politik për të marrë një qëndrim ndaj Kodit Zgjedhor. Në çdo rast ke zgjedhur sherrin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi i fundit/ Kush e ka kaluar këtë sëmundje nuk rrezikohet nga Covid-19

Universiteti i Karolinës ka dalë në përfundimin se të mbijetuarit e etheve tropikale, rrezikohen shumë pak prej koronavirusit. Sipas këtij studimi, antitrupat që krijohen pas...

Ministrja Denaj zbulon sa do jetë paga e mjekëve

Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Anila Denaj, është shprehur se me rishikimin e buxhetit do të rriten pagat për mjekët dhe infermierët. Në një...

Procesi “Hajdari” ka nevojë të rigjykohet bazuar mbi motivin e vrasjes

Nga Mero Baze Ka një ngazëllim pa kuptim, lidhur me lajmin se Prokuroria ka vendosur të thërrasë si dëshmitar në gjyqin ndaj Izet Haxhisë, Sali...

Rritja e pagave të mjekëve e infermierëve, Denaj tregon se kur do të kalojë vendimi

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, ka deklaruar se rritja e pagës së mjekëve dhe infermierëve do të bëhet në masën 40%. E ftuar...

Iu sekuestrua makina e blinduar, reagon ish-drejtori i Policisë së Elbasanit

Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit, Edmond Koseni, ka reaguar pas shoqërimit të djeshëm në Polici dhe sekuestrimit të makinës së blinduar. Në një prononcim për...