Ambasadorja amerikane, Yuri Kim rezulton pozitive me Covid-19

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim është infektuar me Covid. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kim përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ambasadorja informon se do të kryejë detyrat e saj në shtëpi teksa do të vetë-izolohet.

Kim falenderon të gjithë personat që janë shqetësuar për të si dhe i kërkon që të qëndrojnë më vigjilent për shëndetin.

”Miq, doja t’ju njoftoja se kam testuar pozitivisht për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj!’’, shkruan Yuri Kim në rrjetin social, Twitter.