Zbardhen përgjimet/ Sekretarja caktonte takimet për gjyqtaren Enkeleda Hoxha

Zbardhen të tjera përgjime nga dosja e arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, sekretares së saj, Rukije Dervishi si dhe avokatit Aldo Tabaku.

‘BalkanWeb’ ka siguruar dosjen,  ku në një pjesë të saj shfaqet sekretarja e Gjykatës, duke folur me një person, ndërsa lënë takimin për gjyqtaren Hoxha.

Në këte rast, bëhet fjale për një tjetër person të denuar dhe që po tentonte të lirohej, konkretisht Gentjan Nezaj.

Pjesë nga dosja

Në datë 03/08/2020, ora 11:54, Rukije Dervishi komunikon me dikë në telefon:

Sekretarja e Enkeleda Hoxhës: Ku po pret?

Personi X: Eee?

Sekretarja: Ku asht t’u prit?

Personi X: Se di pasha Zotin, ne ina në’Tiron

Sekretarja: Po jo…ku osht t’u prit, se tha ku këna taku m’jest, po ku ka taku n’mjest, ke kafja apo ke?

Personi X: Aaaa, po po, e kam parasysh ke kafja.

Sekretarja: Po he pra, tregoi se m’ka çu gjithata mesazhe, tregoi.

Personi: Ke kafja m’duket.

Sekretarja: Tregoj ke kafja, thuaj atij ke kafja se po i them, a t’i them ke kafja?

Personi: Po, po….

Sekretarja: Mir hajt….

Në datë 3/08, 2020 pora 11:55, Rukjie Dervishi komunikon me Enkeleda Hoxhën me sms me përmbajtjen; ‘Ke kafja’

Në datë 8/09,2020, ora 19:46, shtetasi Shaban Nezaj (babai i Gentjan Nezajt) komunikon me shtetasin Ali Tabaku, i afër i avokatit Aldo Tabaku dhe përmbajte tyre zhvillohet kjo bisedë:

Nezaj: Urdhëro!

Tabaku: Lika nga Kruja ju marr

Nezaj: O tungjatjeta. Si ja kalove?

Tabaku: Mirë! Si ja kalove Shabë?

Nezaj: Ca bone Liku?

Tabaku: A jeni mirë?

Nezaj: Si i keni nga shtëpia, vet ju mirë?

Tabaku: Hajde mo, si në Krujë, ju vet mirë?

Nezaj: Mirë ka dasht Zoti

Tabaku: Dëgjo mua tashti

Nezaj: Fol!

Tabaku: Se më ka marrë edhe djali mbrëmë prej Italisë.

Nezaj: Po

Tabaku: edhe kanë nejt sot unë me ta, dhe më ka thënë për dy ditë se më datë 15 e kishte ai.

Nezaj: Djali aaa?

Tabaku: He? A dëgjove? Po pra, më datë 15 e kishte me 14 e 15 nga data 15 e kishte

Nezaj: Po ky e kishte më datë 9, e paskan shty aaaa?

Tabaku: Po unë sot nejta me ta pra

Nezaj: Ani ani, ti me u mor çfaër të ka thënë djali

Tabaku: edhe më tha mua se tha do të ec dhe do të të tregoj se si do të ma japin ata, se e ka atë problemin e parë, e kan ham atë problemin e parë thashë a e kupton.