Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur se koncepti “Ndiq paranë”, është mënyra e duhur për të zbuluar kriminelët që kanë vënë pasurinë e tyre duke u përfshirë në botën e krimit.
Soreca tha se do të monitorojë nga afër implementimin e paketës Anti-KÇK dhe do të presë rezultatet e këtij ligji special. Sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, ambasadori tha se mundësitë janë më të mira se tetorin e vitit të shkuar, ndërsa shtoi se vendi duhet të vazhdojë me reformat.
Ai deklaroi se e ka mirëpritur uljen në tryezë të mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore.