Kryesore

Ambasada Amerikane nxjerr videon: BKH do veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI

Ambasada amerikane

               Publikuar në : 14:38 - 08/01/20 M S

Me anë të një videoje informuese, Ambasada Amerikane paralajmëron lidhur me mënyrën se si do të hetohet korrupsioni në nivele të larta dhe krimi i organizuar.

Që në krye të herës, Ambasada nënvizon faktin se qeveria e SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Po kështu, lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Ambasada Amerikane në Tiranë pohon se Byroja Kombëtare e Hetimit, do të hetojë dhe veprojë ngjashëm me FBI-në.

Njoftimi

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK. Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT