Arrestimi i këngëtarit të njohur Aleksandër Gjoka është shoqëruar me bujë ditën e djeshme. Ai u ndalua pasi ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Ditën e sotme, pritet që Gjykata e Tiranës të shqyrtojë kërkesën e prokurores Elsa Kareci për arrestimin e këngëtarit. Mësohet se prokuroria ka kërkuar masën e “detyrimit me paraqitje’ për këngëtarin Aleksandër Gjoka.
Ndërkohë që pritet që vlerësimi i masës do të bëhet nga gjyqtari Arben Micko.
Aleksandër Gjoka u arrestua dje, rreth orës 00.15, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.
Në bazë të kodit rrugor, shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.