pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayettambet güncel giriştaraftarium24betasusjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvkolaybetjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisimajbetmatbet girişbetvakticasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabet girişbetplayjojobetjojobet girişbetsalvadorsonbahis girişholiganbetgrandpashabetwbahiswbahis girişbetsalvadornesinecasino girişnesinecasinoibizabet girişibizabetbahiscom girişbahiscomBettilt girişBettiltjojobet resmi adresmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişcasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinoromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişsuperbetinpiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasinosezarcasinosezarcasinomarsbahiscasinowonjojobetjojobetbettiltbahiscomsuperbetinhititbetholiganbetgrandpashabetmatbetmarsbahispusulabetmarsbahiscratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetJojobetgrandpashabet girişHoliganbetdeneme bonususuperbetin girişkralbetimajbetmatbetpusulabet girişvdcasinomatbetmarsbahisimajbetmatbet girişpusulabetcasibom girişcasibomjojobet girişgrandpashabetjojobetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelergrandpashabetjojobetholiganbet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Albin Kurti tregon ofertën e fundit për LDK

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë publike ofertën e fundit që i ka bërë partnerit të tij në bisedime, LDK-së, për arritjen e një marrëveshje për formimin e Qeverisë së ardhshme.

Në ofertën e Kurtit parashihet që të shtohen edhe 2 ministri, nga 12 sa ishin pajtuar më parë, tani të bëhen 14 ministri, ku 6 ministri do t’i ketë LDK, 5 LVV dhe 3 minoritetet.

Reagimi i plotë i Kurtit: “PROPOZIMI I VETËVENDOSJES PËR ARRITJEN E KOALICIONIT ME LDK-në. Në takimin e fundit me ekipin e LDK-së na është thënë që propozimi ynë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit do t’i dërgohet Këshillit të Përgjithshëm të subjektit të tyre politik për vlerësim (pranim ose refuzim).

Andaj është e pakuptimtë të deklarohet se jemi në pritje të propozimeve të reja nga ana e Vetëvendosjes! Propozimi ynë i nxjerrë (si kompromisi i katërt brenda të njëjtit takim), mbrëmë i është dërguar me shkrim kryetarit Mustafa.

Në përpilimin e këtij propozimi,Vetëvendosje beson se është bërë edhe një kompromis shumë i madh, meqë gatishmëria për të rritur numrin e ministrive (nga të cilat VV nuk përfiton asesi), vetëm do ekspozojë me pakënaqësitë e opinionit publik, i cili me të drejtë do të na sulmojë për lëvizje nga premtimi para dhe paszgjedhor për reduktim të numrit të ministrive në 12 sosh).

Shumica e skenarëve që janë listuar nëpër media gjatë ditës së sotme nuk janë nxjerrë nga propozimi origjinal, por janë më tepër të derivuara nga spekulimet që kanë qarkulluar në vazhdimësi në media.

Nisur nga fakti se vendi ndodhet para një udhëkryqi jetik që do ta determinojë fuqishëm perspektivën e vendit dhe orientimit drejt ndryshimit vendimtar për të mirë apo zhytjes së mëtejme në krim, korrupsion e mjerim, është shumë me rëndësi që vendimi (rekomandimi) i anëtarëve të KP të LDK-së të jetë reflektim i saktë i pritjeve dhe bindjeve të tyre.

Tentimi për imponim të qëndrimeve të tyre përmes deklarimeve të hershme publike të personave të cilët që nga fillimi kanë lënë të kuptojnë se nuk e preferojnë një koalicion me VV, mund të rezultojë tepër i dëmshëm në kontekst të seriozitetit të momentit në të cilin ndodhemi.

E shoh poashtu të rëndësishme që opinioni publik të jetë në këtë moment i mirinformuar për elementet kryesore të propozimit të VV-së që i është dërguar kryetarit Mustafa, andaj edhe po e bashkangjes dokumentin më poshtë.

Propozimi i drejtuar kryetarit Mustafa

I nderuari Kryetar i LDK-së, z. Isa Mustafa,

Në kuadër të bisedimeve tona për formimin e koalicionit qeverisës, në takimin tonë të fundit të mbajtur të enjten, më 9 janar 2020, kam bërë propozimin përfundimtar për marrëveshje ndërmjet dy subjekteve tona.

Sipas kërkesës suaj në komunikimin tonë të fundit, po ua dërgoj atë edhe me shkrim:

1. E shtojmë numrin e ministrive në qeveri, nga 12 në 14 sosh, me ç’rast Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka 5 ministri kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 6 ministri. Ministria shtesë për LDK vjen si pjesë e njërës prej ministrive më të mëdha që ka LVV.  3 ministri i kanë pakicat, siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlen dakordimi i mëhershëm që zëvendëskryeministri i parë i takon LDK-së, ndërkaq zëvendëskryeministri i dytë LVV-së.

2. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet, ashtu që Kultura dhe Rinia i bashkangjiten Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa Sporti i bashkangjitet Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal janë dy nga tri ministritë që u jipen pakicave. Ministria e tretë është ajo për Komunitete.

3. Bëhet një formulim i përbashkët për çështjen e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar në draftin fillestar nga LDK që përfshin qëndrimin karshi presidentit aktual, përpjekjen për koncensus dhe kufizimin karshi ujdive eventuale me ish PAN-in. Shpresoj ta pranoni propozimin tonë dhe pa humbur kohë ta formojmë qeverinë e ta zbatojmë programin e harmonizuar qeverisës.

Me respekt, Albin Kurti, Kryetar i LVV”.

Tags: Albin KurtiLDKofertëVetevendosje

TË LIDHURA

Aktualitet

Turistët holandezë mesazh protestuesve në Korçë: Luftoni për të ardhmen tuaj

20:32 | 16/06/2026
Aktualitet

Marta Kos: Përmbushja e IBAR-it hap një fazë të re për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

20:22 | 16/06/2026
Aktualitet

Hoxha me Krichbaum: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

20:20 | 16/06/2026
Next Post

"Fajin e ka Saliu", Manjani flet për arrestimet pas tërmetit

Kryeministri kanadez-SHBA-së: Keni edhe ju faj për rrëzimin e avionit

Vasili “ndryshon” mendim për Gjiknurin pas marrëveshjes: Koleg i vyer







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Turistët holandezë mesazh protestuesve në Korçë: Luftoni për të ardhmen tuaj

by mirseda
20:32 | 16/06/2026
0

Korça ka vijuar edhe këtë të martë protestën qytetare kundër qeverisë. Ndonëse me një pjesëmarrje të kufizuar,...

Marta Kos: Përmbushja e IBAR-it hap një fazë të re për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

20:22 | 16/06/2026

Hoxha me Krichbaum: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

20:20 | 16/06/2026

12 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit/ Policia në kërkim të Armand Shakajt, autori ndryshon pamjen

20:03 | 16/06/2026

PE voton raportin për Shqipërinë, 4 amendamente kyçe nga e majta për integrimin në BE

19:52 | 16/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com