E enjte, 6 Gusht, 2020
27 C
Tirana

Vasili “ndryshon” mendim për Gjiknurin pas marrëveshjes: Koleg i vyer

Më të lexuarat

‘Bejruti qytet fantazmë’/Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, prifti tmerrohet gjatë meshës

Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar...

“E bëmë për nderin e familjes, vinte tek e afërmja jonë”, vëllezërit zbardhin konfliktin me taksistin 71-vjeçar

Vëllezërit Shera kanë pranuar vrasjen e taksistit 71-vjeçar, ndërsa kanë thënë se ishin përpjekur që të zgjidhnin një konflikt. Dy vëllezërit Arsil dhe Sajmir Shera...

Meta dekreton me shpallje 4 ligje të qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Me anë të një njoftimi, Presidenca bën me dije...

Këta janë dy vëllezërit që vranë taksistin 71-vjeçar, ja çfarë iu gjeti policia gjatë kontrollit të befasishëm 

Arsil dhe Saimir Shera janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla. Policia thotë se arrestuan 32-vjeçarin Sajmir Shera, i dënuar...

VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut, shkatërrohen ndërtesa të tëra

Një shpërthim masiv ka tronditur ditën e sotme Bejrutin. Shpërthimi ka qenë aq i madh saqë ka shkatërruar ndërtesat që ndodheshin afër, duke ngritur...

Shqipëria regjistron bilancin më të rëndë që nga shpërthimi i pandemisë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën...

Bejruti u godit nga një raketë? Videoja që nxjerr fakte tronditëse

Autoritetet në Bejrut ende nuk e kanë të qartë plotësisht se çfarë e shkaktoi tragjedinë. Bëhet fjalë për më tepër se 130 të vdekur,...

Kosovë/ Në kulmin e pandemisë, infermierët dalin në protestë

Në kulmin e pandemisë, disa infermierë kanë dalë duke protestuar në Kosovë. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin...

“Nuk e ka zakon malësori të tallet me vdekjen e dikujt”, qytetari bën ‘për një lek’ Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi disa vargje në rrjetet sociale, për të nderuar nënën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën, që nuk...

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

Palët politike pas rreth 1 viti debatesh e konfliktesh ranë dakord që ta bëjnë së bashku reformën zgjedhore. I ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka folur për marrëveshjen për kryerjen e reformës zgjedhore. Vasili e cilësoi si një kontribut të madh të dhënë nga opozita.

“Japim një kontribut të madh si opozitë”, u shpreh Vasili.

Nënkryetari i LSI-së tha se koha tregoi që opozita kishte të drejtë, ndërsa bëri të qartë se nuk është bërë asnjë lëshim me Damian Gjiknurin.

Ndërkohë Petrit Vasili, duket se ka ndryshuar mendim për Damian Gjiknurin, duke e quajtur këtë të fundit “koleg të vyer dhe të sprovuar në proceset zgjedhore”.

“Kemi një Parlament ilegjitim që është në fundin e tij. Fatura politike po rëndon shumë shqiptarët. Negocim të lehtë nuk ka, ngjarjet kanë ecur në një rrugë të tillë që edhe koha na dha të drejtë sepse nuk u imponuam në asnjë rast. Kjo situatë në procesin e integrimit na rëndoi kushtet, filluam të kemi reflektime negative edhe në planin rajonal. Nuk kemi bërë asnjë lëshim me Damian Gjiknurin. Dosja 184 është një sprovë për SPAK, ky është problemi i PS. Kam vendosur kontributin tim që procesi të jetë sa më i mirë”, tha Vasili.

Ka patur takime të mëparshme me përfaqësues të mazhorancës?

Ka pasur takime, por jo individuale. Jemi takuar edhe me zotin Gjiknuri edhe zonjën Hajdari.

Do vazhdoni me kërkesën për rrëzimin e kryeministrit Rama?

Është kërkesë e pandryshuar.

Do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Padyshim që po.

“Nuk bëhet fjalë për zbutje gjakrash, nuk kemi lëvizur asnjë gram, kërkesa për largimin e kryeminsitrit mbetet aty. Reforma Zgjedhore bëhet për ti dhënë zgjidhje krizës politke”, u shpreh Vasili.

Sa i përket reagimit të kryeminstrit Rama për marrëveshjen, Vasili theksoi se ai që ka humbur një vit kohë në dëm të shqitarëve ka qenë Edi Rama.

Ndërkohë i pyetur për reagimin nga Jozefina Topalli e cila u shpreh se kjo ishte një marrëveshje Rama- Basha, nënkryetari i LSI-së tha se njeriu nuk duhet të bjerë në nivele kaq mjerane.

“Zgjidhjet e njëanshme dhe logjika e faktit të kryer nga ana tjetër do të jenë vija të kuqe dhe nuk do të ketë asnjë lloj tolerance. Konsensualiteti dhe gjithëpërfshirja janë dy themelet e çështjes”, tha Vasili. Më tej ai theksoi se vigjilenca politike duhet të jetë më e lartë.

“Është një proces i negociuar prej disa kohësh, shumë parimor i realizuar edhe me ndërhyjen e ndërkombëtarëve, jo një marrëveshje dyshe”, tha më tej Vasili./abcnews.al

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Familjarët e pacientëve, të grumbulluar përpara Infektivit! Reagon QSUNT

Pas publikimit nga Presidenti Ilir Meta, por dhe nga mediat, të imazheve ku shfaqen familjarët e personave të prekur nga COVID-19 të grumbulluar përpara...

Tirana “blindon” mbrojtjen, vjen maqedonasi Toshevski

Tirana konkretizoi një tjetër përforcim në prag të nisjes së përgatitjeve për Kupat e Evropës. Pas afrimit të Ardit Tolit nga kampionati grek, bardheblutë firmosën...

Ndryshimet kushtetuese, PS: Listat e hapura, vendim i pakthyeshëm

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga Saranda theksoi se listat e hapura janë një vendim i pakthyeshëm. Ai u shpreh se opozita...

6 pacientë humbin jetën në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar 127 raste të reja. “Fatkeqësisht nuk...

Aksident i frikshëm gjatë Turit të Polonisë, çiklisti përfundon në koma

Çiklisti Fabio Jakobsen është në gjendje kome pasi të mërkurën u përfshi në një aksident në garën e fundit të Turit të Polonisë. Holandezi u...