Pas Holandës, shqiptarët alarmojnë edhe Francën. Kështu Ministria e Brendshme franceze ka ngritur shqetësimin se krimi shqiptar ka zënë rrënjë në këtë vend. Madje, sipas saj edhe në zonat më paqësore.
Në një shkrim të së përditshmes franceze “Le Figaro”, saktësohet se krimi shqiptar është kthyer në një shqetësim serioz në Metzit, në Lyon. Madje dhe në Calvadon paqësore. “Një gjë është e sigurt: shqiptarët që mbërrijnë në masë janë mbështetur nga mafia e vërtetë e kontrabandistëve, e cila është vendosur më shumë në anën e Metzit, në Lyon dhe madje në Calvadon paqësore”, shkruan “Le Figaro”.
Duke iu referuar aspektit se shumica e shqiptarëve mbërrijnë në Francë përmes kontrabandistëve, gazeta thekson se një pjesë e tyre kërkojnë azil ekonomik, ndërsa pjesa tjetër i hyn botës së krimit. “Trafikimi i qenieve njerëzore, të miturve dhe zhvillimi i prostitucionit po e dëmtojnë dukshëm komunitetin e Calvados. Me pak fjalë, kriminaliteti shqiptar po zë rrënjë në Francë, ndërsa shteti po reagon”, shkruan “Le Figaro”.
Por, sipas autoriteteve franceze, kjo situatë është duke dalë jashtë kontrollit ndaj Franca mund të rivendosë vizat me Shqipërinë ashtu siç ka proceduar ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë duke vendosur dispozita mbrojtëse ndaj këtyre vendeve.
Shkrimi i “Le Figaro”:
Më pak se tre fluturime të mbushura me shqiptarë të paligjshëm (për dokumentacion as që bëhet fjalë) u realizuan përgjatë kësaj vere midis Francës dhe Tiranës.
Ministri i Brendshëm francez, Gérard Collomb, e ka bërë të qartë se nuk do të ketë azil ekonomik. Ndërsa iu ka bërë thirrje azilkërkuesve për t’u kthyer në shtëpitë e vendit të tyre të origjinës, veçanërisht për ata që në çdo rast, nuk plotësojnë kriteret e Konventës së Gjenevës mbi Refugjatët dhe Personat pa Shtetësi.
Por, numri i lartë i azilkërkuesve ka alarmuar shtetin francez. Franca ka regjistruar 4911 azilkërkues të rinj shqiptarë që nga 1 janari i këtij viti, një rritje kjo prej më shumë se 170% krahasuar me vitin 2016.
Në dosjet e trajtuara nga Zyra franceze për refugjatët dhe personat pa shtetësi (Ofpra) Shqipëria zë vendin e parë të origjinës. Numri shqiptarëve që kërkojnë azil arriti në 7.256, përfshirë këtu edhe të miturit e sjellë me vete. Shqiptarët renditen më lart sa i përket kërkesës për azil krahasuar me afganët, sirianët, haitianët dhe Sudanezët, të cilët vijnë nga vende të përfshira nga lufta.
Mafia e kontrabandistëve
Që nga viti 2010 kur u liberalizuan vizat, dhe tashmë kur Shqipëria është një vend kandidat për t’u integruar në Bashkimin Evropian, vendi ka devijuar në përmasa të jashtëzakonshme.
Për të kontrolluar këtë situatë, Parisi zyrtar është detyruar ta vendosë Shqipërinë në njëjtin rang pozitash dhe dispozitash mbrojtëse si ato që i janë rezervuar Gjeorgjisë dhe Ukrainës: një rivendosje të vizave në rast abuzimi me rregullat e hapësirës Schengen.
Megjithatë, duhet thënë se Franca mbetet një vend tërheqës. Ndërsa azilkërkues vështirë se mund të pranojë, maksimumi nga 3% deri në 5% të aplikantëve shqiptarë, edhe pse kjo normë tejkalon edhe 15%.
Në Beauvau, askush nuk e di se një kod i kohërave të mëparshme si Kanuni, ka detyruar shumë familje të jetojnë sipas këtij ligji të hakmarrjes. Por, “ky rrezik është padyshim i mbivlerësuar”, thekson një zyrtar i Ministrisë së Brendshme.
Por, një gjë është e sigurt: shqiptarët që mbërrijnë në masë janë mbështetur nga mafia e vërtetë e kontrabandistëve, e cila është vendosur më shumë në anën e Metzit, në Lyon dhe madje në Calvadon paqësore.
Trafikimi i qenieve njerëzore, të miturve dhe zhvillimi i prostitucionit po e dëmtojnë dukshëm komunitetin e Calvados. Me pak fjalë, kriminaliteti shqiptar po zë rrënjë në Francë, ndërsa shteti po reagon. (TIRANA TODAY)