Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Akuza e Kërtushës/ Dako komandon Durrësin me plehra dhe varreza te privati

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

“Kreu i komanduar i Bashkisë në Durrës duhet të kish dhënë dorëheqjen pas situatës katastrofike me plehrat”. Kështu është shprehur ish-kandidati për kryetar të PS-së së Durrësit, Ardit Kërtusha, duke kujtuar se çdo cep i qytetit është i mbuluar nga mbetjet urbane, ndërkohë ka nisur sezoni turistik. Kërtusha ka reaguar në rrjetet sociale për situatën e krijuar në muajin e fundit, duke theksuar se komanda e vërtetë në qytet vjen nga ish kryebashkiaku Dako, i shpallur “non grata” prej kohësh nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por me pozita shumë të forta pranë kryesocialistit Rama. Kërtusha thekson se, kur i gjithë qyteti i Durrësit ka një makinë shekullore për mbledhjen e plehrave, kryetarja e Bashkisë dhe drejtori përkatës për pastrimin e qytetit lëvizin me makina luksoze të blera me paratë e durrsakëve.

Statusi i Ardit Kërtushës:

“Ndërkohë që qyteti i Durrësit ka nevojë me shumë se kurrë të rimëkëmbet nga efektet negative që la tërmeti dhe pandemia, ne shikojmë për më shumë se tre  muaj një gjendje katrastofike të këtij qyteti. Çdo cep i mbuluar nga plerat urbane. Një gjendje për të ardhur keq dhe turp njëkohësisht. Një situatë dhe më katastrofike se ai i tërmetit pasi ai dihet që erdhi si pasojë e shkaqeve natyrore por, situata e sotme vjen nga keq menaxhimi i bashkisë inekzistente. Çdo durrsak sot pret dorëheqjen e kryetares së komanduar të Bashkisë së Durrësit që padyshim asnjë nuk i di emrin por thjeshtë i dinë funksionin- vegël e Dakos. Dhe punonjësit të gjithë pranojnë një zëri që zonja në fjalë ka më pak kompetenca se pozicioni i drejtoreshës që mbante dikur.  Është i vetmi shërbim që i ka shpëtuar klanit gllabërues të qytetit të Durrësit me kryehajdutin e vogël që tashmë e njohin të gjithë. Po thoni ju që pse pikërisht tani kur ai kishte kohë 12 vjet për t’i privatizuar ato? Njëra nga arsyet është që se ka pasuar aq të domosdoshme se drejtorinë e pastrim gjelbërimit gjithmonë e ka përdorur si një ndërmarrje të tijën e ka shfrytëzuar që nga mjetet, nafta, punësime dhe e ka pasur padyshim më fitimprurëse sesa sipërmarrja e tij e betonit.

Por arsyeja më madhore është se ka qenë i presionuar shumë nga elementet kriminalë të këtij qyteti dhe duke qenë që tipari dominant i tij, është mungesa e karakteri dhe shitja tek çdo i fortë, problemi i qendronte tek peshorja e të fortëve. Pse tek peshorja ? Tek peshorja sepse në takimet e tij të përditshme me këto elemente kriminale gjithsecili prej tyre i konfirmonte që  ishin më të forte se të tjerët. Dhe kështu xhuxhi konfuzohej kujt t’ia jepte dhe gjithashtu e kuptonte qartë se ndërmarrja do t’i dilte nga menaxhimi i tij dhe nuk do mund të merrte fitimet e pritshme. Sot bilanci i krimit ka ndryshuar në Durrës shumë elementë kriminal që ky ka bashkëpunuar dhe ja ka drojën  sot janë në kërkim nga drejtësia dhe disa nuk jetojnë më.

Jepi ‘non grata’ qytetit, bëj çfarë të mundesh që ti dhe kushdo me mbiemrin tënd të jeni në tabelën e personava jo të dëshiruar që do të skaliteni ne historinë e këtij qyteti. Çdo marrëzi e ka një fund ,vetëm kjo e jotja po vazhdon e vazhdon pa u ndalur. Kështu dhe plehrat kanë rrugën e varrezave  që unë isha ndër të parët qe e ngrita si problem, por bashkisë nuk i interesoi ja dha Luanit te plehrave atij që i ishte premtuar. Dhe  shpikën rrëshqitje dhe shembje të improvizuar të varreve me arsye që duhen privatizuar për një shërbim më të mirë. I morët çdo gjë këtij qyteti tashmë nuk po lini rehat as të ndjerët dhe as te gjallët të cilët po jetojnë mes mbeturinave dhe sëmundjeve. Kryetare e bashkisë bashkë me drejtorin e plehrave jepni në mënyre të menjëhershme dorëheqjen!

Jeni bërë sëmundja më e rëndë e këtij qyteti. Ndërkohë që qyteti jo larg nesh bari ka bërë seleksionimin e plehrave dekada më parë, ne jo që nuk i seleksionojmë jo vetëm që nuk i ndajmë në burim por s’kemi as kazanë as shërbim as mjete, kemi etëm disa punonjës militantë partie. I gjithë Durrësi ka një kamion mbeturinash shekullore ndërkohë dhe kryetarja e bashkisë dhe drejtori i plehrave lëvizin me makina luksoze të blera nga taksapaguesit durrsakë. Turp! Jepni dorëheqjen shpëtoni Durrësin shpëtoni turizmin”.

Tags: ardit kertushadurresplehravangjush dako

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Autostrada e ''vdekjes'' në Meksikë, rruga ku njerëzit kalojnë dhe zhduken

Policia pezullon 67 leje drejtimi, 31-vjeçari me 180 km/h në Levan (Video)

'25 prilli nuk ka zgjidhur asgjë'/ Basha nga Brukseli: Betejë për demokracinë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com