Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Policia pezullon 67 leje drejtimi, 31-vjeçari me 180 km/h në Levan (Video)

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Policia Rrugore ka vijuar aksionet në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, pas aksidentit fatal në Fier-Vlorë, ku një nj mjet tip ”Audi” me shpejtësi tej normave të lejuara, i drejtuar nga 22-vjeçar, përplasi një mjet tip ”Toyota”, duke shkaktuar 4 viktima të një familjeje.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i përdorimit të radarëve janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 111 km/orë në qendrat e banuara dhe deri në 180 km/orë në aksin rrugor Levan –Vlorë.

Konkretisht, një 30-vjeçar i identifikuar si E. C., nga Fieri, i cili drejtonte mjetin tip “Audi” me shpejtësi 180 km/orë, në aksin Levan –Vlorë, u konstatua dhe u ndëshkua nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore.

Ndërkohë, janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti te pa pajisur me leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 67 leje drejtimi, nga të cilat 39 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Mos shpejto të arrish aksidentin!

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollin e pandërprerë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në fokusin e kontrolleve të përqendruara nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 111 km/orë në qendrat e banuara dhe deri në 180 km/orë në aksin rrugor Levan –Vlorë.

30-vjeçari E. C., nga Fieri, i cili drejtonte mjetin tip “Audi” me shpejtësi 180 km/orë, në aksin Levan –Vlorë, u konstatua dhe u ndëshkua nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore.   

Ndërsa gjatë kontrollit me alkooltestues janë ndëshkuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit me masa që varionin nga 0.34 mg/l deri në 0.90 mg/l.  

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti te pa pajisur me leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 67 leje drejtimi, nga të cilat 39 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu  janë ndëshkuar me masë administrative 2881 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.  

Tags: leje drejtimipezullimpolicia rrugore

TË LIDHURA

Aktualitet

Këshilli Bashkiak miraton listën e poseduesve jopronarë në kuadër të Paketës së Maleve

12:54 | 05/06/2026
Aktualitet

Përcillet për në banesën e fundit polici hero, do të prehet pranë vëllait të ndjerë

12:30 | 05/06/2026
Politikë

Seanca në GJKKO, avokati i Kryemadhit kërkon të aksesojë dokumentet dhe përgjimet në USB

12:27 | 05/06/2026
Next Post

'25 prilli nuk ka zgjidhur asgjë'/ Basha nga Brukseli: Betejë për demokracinë

Mos u hallakatni kot drejt policisë, nuk ka dënime për të inkriminuarit

Sa shpejt lëviz Toka?







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Këshilli Bashkiak miraton listën e poseduesve jopronarë në kuadër të Paketës së Maleve

by mirseda
12:54 | 05/06/2026
0

Këshilli Bashkiak Elbasan miratoi listën e subjekteve që kanë kërkuar të njihen si “posedues jopronarë”, në zbatim...

Përcillet për në banesën e fundit polici hero, do të prehet pranë vëllait të ndjerë

12:30 | 05/06/2026

Seanca në GJKKO, avokati i Kryemadhit kërkon të aksesojë dokumentet dhe përgjimet në USB

12:27 | 05/06/2026

Rama nga Tivati: Për Zvërnecin s’ka ende projekt të miratuar

12:07 | 05/06/2026

“Po na vriten djemtë”/ Xhaxhai i policit të vrarë apel Begajt në homazhe

12:04 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com