E mërkurë, 12 Gusht, 2020
34 C
Tirana

AKU bllokon dy subjekte në Kavajë

Më të lexuarat

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Policia e Tiranës arreston 5 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës njofton se së fundmi 5 persona kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Putin: Kemi vaksinën e parë ndaj koronavirusit, e kam injektuar tek vajza ime

Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi sot se Rusia e ka gati vaksinën ndaj koronavirusit. Në një deklaratë për mediat, Putin tha se ai e...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Truproja i kreut të Kuvendit fotografohet duke qëlluar ndaj protestuesve në Liban

Truproja një prej zyrtarëve më të lartë libanez, Nabih Berri, është fotografuar duke qëlluar me armë zjarri ndaj protestuesve gjatë fundjavës. Truproja i lidhur me...

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person nga koronavirusi në vend. Nuk e ka...

“I besoj Putinit”, kush është presidenti i parë që do marrë vaksinën ruse

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është shprehur mjaft besimplotë lidhur me zbulimin e vaksinës së koronavirusit nga Rusia. Duterte ka treguar gatishmërinë të bëhet personi...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas kontrolleve në Kavajë, pas kontrolleve në 6 subjekte, ka bllokuar aktivitetin e 2 prej tyre, pasi u konstatua se tregtonin mish dhe qofte të pasigurta për konsum. Mes të tjerash, AKU njofton se u vendosën 9 gjoba me vlerë 800 mijë lekë në total si dhe u bllokuan 183.2 kilogramë mish dhe qofte. AKU sqaron se këto subjekte tregtonin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare.

Njoftimi i plotë: “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon reagimin e konsumatorëve që i janë përgjigjur thirrjes në rubrikën “Denonco”. AKU kontrolle rigoroze, në 6 subjekte vendosen 9 gjoba me vlerë 800,000 lekë në total, Bllokohet aktiviteti i 2 subjekteve si dhe bllokohen 183.2 kg mish dhe qofte të pasigurta për konsum.

Në vijim të informacionit të ardhur në platformën e komunikimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nga qytetarë të përgjegjshëm që njoftojnë raste të cënimit të sigurisë ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU-së Tiranë ushtroi kontroll në 6 subjekte tregtimi të mishit në Kavajë nga të cilat rezultoi se: Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.M. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme: Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare.

U bë bllokimi i sasisë prej 45 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin L.K. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe tregtonte produktin qofte të papajisur me etiketë. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

Gjobë 50,000 lekë për tregtim të produkteve të paetiketuara,

U bë bllokimi i sasisë prej 36 kg mish lope dhe 100 copë qofte (3 kg) të konstatuara të pasigurta për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin I.D. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si dhe pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

Gjobë 50,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

U bë bllokimi i sasisë prej 42 kg mish qingji të konstatuar të pasigurt për konsum human,

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin H.J. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme: Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare, U bë bllokimi i sasisë prej 17.7 kg mish viçi dhe 5.6 kg mish qingji i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.A. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme: Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
U bë bllokimi i sasisë prej 10.9 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin S.V. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe i paregjistruar në QKB. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme: Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare, Gjobë 100,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, U bë bllokimi i sasisë prej 23 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human, Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon çdo konsumator që nëpërmjet raportimeve në rubrikën “Denonco” i është përgjigjur thirrjes së AKU për t’u bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe të kontribuojë cilësisht në suksesin e betejës për sigurinë ushqimore”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kalaja e Rozafës, 80% më pak vizitorë se viti i kaluar

Kalaja e Rozafës, një nga pikat kryesore turistike në Shkodër që tërhiqte një numër të konsiderueshëm vizitorësh, këtë vit është vizituar vetëm nga 20%...

Infektimet e reja në Gjermani arrijnë “nivelin alarmues”

Sërish në Gjermani janë regjistruar mbi 1200 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Kjo gjendje ka alarmuar edhe Ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn. Ministri...

PD akuzon Ramën: 147 milionë euro për punësime elektorale

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shpenzuar 147 milionë euro për punësime elektorale. “Edi Rama ka paguar një mal me para për të...

OFL iu dërgon formularin 4 të dënuarve (Emrat)

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda,...

Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe aparat dialize për spitalin COVID 2

Biznesmeni dhe ish-deputeti i PD, Agron Shehaj i ka dhuruar dy respiratorë dhe një aparat dialize spitalit Shefqet Ndroqi, i cili është kthyer aktualisht...