Këshilla

Si të dukemi të pasur dhe nëse nuk jemi realisht të tillë?!


               Publikuar në : 18:50 - 23/10/19 M. S

Të dukemi si të pasur, nuk nënkupton domosdoshmërisht se jemi të tillë, ama mund të përpiqemi të kultivojmë brenda nesh një stil klasik dhe të sofistikuar. Një kombinim i zgjuar i përzgjedhjes së rrobave dhe rregullimi i rutinës suaj të kujdesit mund t’ju ndihmojë të tërhiqni gjithë vëmendjen që ju nevojitet. Më poshtë ju rendisim disa ‘hile’ të vogla sesi të dukeni të pasur pa e cënuar shumë buxhetin tuaj!

–Blini rroba të përshtatshme.

Rrobat që ju përshtaten mirë natyrisht duken më të shtrenjta. Merrni kohën tuaj kur bëni blerje, për të gjetur ato rroba që i përshtaten trupit tuaj në mënyrë të përsosur. Por jo vetëm kaq. Jini të kujdesshëm të investoni në rroba të cilat kanë një material të mirë. Nëse ju duket e shtrenjtë kjo metodë blerjeje, atëherë mendoni se në vend që të blini dhjetë sende më të lira, blini dy më të shtrenjta. Këto ndryshojnë tërë pamjen tuaj dhe probabiliteti që të zgjasin më shumë është më i lartë.

-Shmangni logot.       

Artikujt me logot e stilistëve të njohur, vendosen kryesisht në vende të dukshme në rroba. Nëse nuk keni mundësi të blini ndonjë prej tyre, atëherë evitoni logot e tjera. Askush nuk do ta dijë se nga i keni marrë rrobat.

-Vishni syze dielli të mëdha.

Syzet e diellit të mëdha gjithmonë japin një impakt tërheqës në pamjen tuaj. Investimi në një palë syze të mëdhaja, mund t’ju ndihmojë të vishni dhe rroba të cilat mund të mos jenë më të mirat që keni në garderobën tuaj.

– Mbajini rrobat tuaja të pastra dhe të hekurosura mirë.

Përsëri, të dukesh i pasur ka të bëjë me mbajtjen e një pamje të pastër dhe të sofistikuar. Prandaj, sigurohuni që rrobat të duken gjithmonë të pastra dhe të merrni kohën tuaj për të hekurosur çdo rrudhë të mundshme që mund të tërheqë vëmendjen.

-Vishuni si duhet.

Gjithmonë mendoni për llojin e rastit ku merrni pjesë dhe vishuni siç duhet për këtë.

– Mendoni për motin.

Gjithmonë përgatituni për çfarëdolloj moti. Nëse vini re se koha parashikohet e zymtë, atëherë duhet të hiqni dorë nga fustanet apo sandalet, që të mos ndodheni në ndonjë situatë të pakëndshme më pas.

-Investoni për të blerë këpucë të mira.

Nëse planifikoni të shpenzoni para për një gjë, atëherë zgjedhja duhet të jenë patjetër këpucët. Këpucët e shtrenjta zgjasin më shumë dhe konsiderohen si elementi dallues në pamje, nëse dikush është me të vërtetë i pasur ose jo.

– Mendoni për aksesorët tuaj.

Aksesorët bëjnë të gjithë ndryshimin kur bëhet fjalë që të bini në sy. Përdorni aksesorë të thjeshtë dhe fin.

-Qëndroni të pastër.

Njerëzit e pasur kalojnë orë të tëra duke u kujdesur për veten e tyre. Pjesë e kujdesit ndaj vetes, është dhe përzgjedhja e parfumit tuaj me mençuri. Përpiquni të keni një aromë karakterizuese dhe jo bezdisëse për të tjerët. Gjithashtu mos harroni hidratimin e lëkurës. Mbajeni lëkurën të duket e re dhe e freskët duke përdorur një krem hidratues çdo ditë.

–Kujdesuni që të keni një buzëqeshje ‘hollywood’’-iane

Një buzëqeshje e bukur me dhëmbë që shndërrisin, tërheq gjithmonë vëmendje. Nëse nuk keni mundësi të keni një buzëqeshje si yjet e Hollywood-it, atëherë të paktën përdorni një pastë të mirë për zbardhjen e dhëmbëve dhe praktikoni një higjenë të mirë orale.

-Silluni në mënyrë elegante.

Përpiquni të mos dilni të dehur në ambjente shumë të populluara ose të jeni shumë të zhurmshëm. Silluni me hijeshi dhe klas në çdo kohë.

-Hani më ngadalë.

Nëse darkoni jashtë, merrni kohën që ju duhet për të përtypur ushqimin tuaj. Mos hani sikur ky do të jeni vakti i fundit që do të konsumoni!

-Udhëtoni sa më shumë!

Ne e dimë se udhëtimi nëpër botë është i kushtueshëm, por ama ka mjaft metoda të cilat ju ndihmojnë të udhëtoni pa shpenzuar shumë para. Përpiquni të udhëtoni dhe të mësoni sa më shumë në vendet ku do shkoni dhe kulturat e reja.

– Kushtojini vëmendje llogarive tuaja në mediat sociale.

Të dukesh i pasur përfshin menaxhimin e mirë të të gjitha aspekteve të jetës tuaj. Kushtojini vëmendje llogarive tuaja të mediave sociale dhe mënyrës sesi paraqiteni dhe dukeni aty.

Nuk ka rëndësi se sa para fitoni, por të dukeni i pasur ka rezultuar se mund t’ju bëjë të ndiheni më të sigurt. Të marrësh kohën e duhur, për t’u kujdesur për pamjen tënde nuk do të thotë domosdoshmërisht, që duhet të dalësh dhe të blesh rroba të reja, apo të bësh një prerje flokësh të shtrenjtë ose të investosh në produktet më të mira. Të dish të dukesh i pasur është zgjuarsia për të bërë disa ndryshime të thjeshta dhe të mendosh me kujdes për mënyrën sesi sillesh dhe vepron!

Elefteria Zguri/ SCAN

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT