Kryesore

Opozita mbledh nesër grupin e punës për reformën zgjedhore


               Publikuar në : 19:26 - 23/10/19 user tir

Opozita pritet të mbledhë ditën e nesërme grupin e punës për reformën zgjedhore.

“News24” raporton se po ditën e nesërme maxhoranca dhe opozita parlamentare mblidhen në komisionin e posaçëm. Tashmë janë caktuar dhe emrat. Opozita ka vendosur që grupi i punës për Reformën Zgjedhore të drejtohet në nivel politik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Gazment Bardhi.

Nga PD do të jenë pjesë e grupit z. Oerd Bylykbashi, z. Ivi Kaso, z. Enkelejd Alibeaj, z. Çlirim Gjata, z. Endri Hasa dhe z. Arben Ristani. Të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqësuesit e tyre në grup pune: LSI ka caktuar 3 përfaqësues; PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues; PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1 përfaqësues.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT