Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Aktorët politikë nuk ulen pa arritur kulmin kriza”, Milo: Mafia shtetërore po zapton pronat

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Aktorët politikë nuk ulen pa arritur kulmin kriza”, Milo: Mafia shtetërore po zapton pronat

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, aktualisht kryetar i Partisë Demokracia Sociale i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” komentoi aktualitetin politik, debatin për ndarjen e Kosovës, por edhe atë që po ndodh në Jug të vendit me pronat, teksa edhe Greqia lëshoi një kërcënim se mund të bllokonte negociatat nëse çështja nuk zgjidhet. Milo u shpreh se edhe në javët në vijim nuk shikon zgjidhje të krizës politike, ndërsa shtoi se çfarëdo që të ndodhë PDS-ja do të marrë pjesë në zgjedhje, në koalicion me PS-në.

“Të gjithë presin se sot ose nesër do të ndodhë mrekullia, por krizat politike kanë ecurinë e tyre dhe kjo po përsëritet dhe aktorët politikë shqiptarë, pa arritur kulmin kriza nuk do të ulen. Për 2-3 javë të tjera palët do të ruajnë këto pozita ekstreme. Ne do të shkojmë në zgjedhjet e 30 qershorit edhe nëse ka bojkot nga palët. Në 90% kemi përzgjedhur kandidatët. Duhet një reformë e thellë, duhet ndryshuar sistemi politik. Basha nuk është fajtor pse ndryshoi sistemi, pasi e ndryshoi Berisha në bashkëpunim me Ramën. Unë jam përfaqësues i së majtës europiane dhe nga një pikëpamje programore dhe historiku i aktivitetit tim është se jam i majtë konseguent, shumë më besnik dhe më shumë se kryesocialisti aktual.

Por fakti që i takoj një partie të vogël, kjo ka ndodhur, por nuk jam thyer nga kjo. Por mbetem kritik objektiv i PS-së. Le të më quajnë pak opozitar brenda së majtës shqiptare. Partia Demokracia Sociale nuk ka qenë pjesë e koalicionit me PS-në. Por në koalicion me PS-në ne shkojmë në zgjedhje se kështu është sistemi dhe na detyron. Negociata me PS-në deri tani nuk ka. Nuk do të konkurrojmë për kryetar bashkie, por për këshilltarët. Duhet të bëhen zgjedhjet lokale, më pas të bëhen ndryshimet në sistem dhe të shkohet në zgjedhjet parlamentare”, tha ai.

Përsa i përket debatit për pronat në Himarë, ai tha se në Jug ekziston mafia shtetërore që po zapton trojet. “Si djalë i atij vendi do u them mendimin tim. Nga Palasa deri në Qeparo dhe më tej është bërë një spekulim masiv dhe vijon që të bëhet. Atje në mënyrë nga më bastardet mafia e tokave dhe ndërtimit po bën një shkatërrim të natyrës dhe mbi të gjitha grabitet prona në mënyrën më makabre. Me ndihmën e shtetit? Kam frikë se po. Unë nuk kam marrë pronat e mia atje. Unë nuk kam marrë pronat që më ka lënë babai për shkak të ligjit dhe mafies lokale.

Banorët atje çuditen se unë një politikan nuk kam marrë pronat e mia, atje është për të vendosur ulërimën. Po ndërtohen masive betoni m’u në rërë. Prandaj edhe kryeministri grek reagoi, pasi atje nuk është bërë regjistrimi i pronave shtetërore, por nga Palasa në Qeparo nuk ka pasur, prandaj u bë edhe ky sherri atje. Shteti kërkon ta marrë dhe t’ua japë oligarkëve, njerëz që janë të lidhur me qeverinë”, tha ai. Duke u ndalur në rajon, ish-ministri i Jashtëm u shpreh kundër idesë për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve.

Tags: aktoretarriturkrizakulminmafiaMilopolitikepronatshtetëroreulenzapton

TË LIDHURA

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës
Aktualitet

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

20:57 | 29/07/2025
Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI
Aktualitet

Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI

18:51 | 29/07/2025
Next Post
Ndahet nga jeta ish-deputeti demokrat, Basha: Luftëtar i të drejtave të njeriut

Ndahet nga jeta ish-deputeti demokrat, Basha: Luftëtar i të drejtave të njeriut

“Taken by Albania”/ Ministri: Ia arriti qëllimit! Bejtja: Spot katunar

“Taken by Albania”/ Ministri: Ia arriti qëllimit! Bejtja: Spot katunar

Kriza politike/ LSI: Pakti kombëtar, jetik për vendin

Kriza politike/ LSI: Pakti kombëtar, jetik për vendin

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit
shendetesi

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

by mirseda
22:54 | 29/07/2025
0

Ruajtja e nivelit të duhur të tensionit të gjakut është një nga mënyrat më të rëndësishme për...

Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?

Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?

22:38 | 29/07/2025
“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit

“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit

21:53 | 29/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

20:57 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com