Zv.kryetari i LSI-së, Luan Rama ka artikuluar idenë e një pakti kombëtar për integrimin e Shqipërisë në BE.
Në një intervistë për “Ora News”, Luan Rama e ka cilësuar këtë pakt “jetik për vendin”, duke veçuar reformën kushtetuese, garantimin e ndarjes së pushteteve, si dhe reformën zgjedhore për garantimin e votës së lirë.
Sipas tij, qytetarët duhet të zgjedhin të lirë, si në çdo vend demokratik të BE-së, ndërsa theksoi se krimi i organizuar nuk duhet të përfshihet e të përcaktojë përmes blerjes së votave se kush do të jetë minorancë në parlament.
Ndër të tjera, Rama nënvizoi se dhe reforma në drejtësi duhet të jetë pjesë e këtij pakti.