Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Aksion i madh në Korçë, arrestohen 5 zyrtarë të pyjeve

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Aksion i madh në Korçë, arrestohen 5 zyrtarë të pyjeve

10 persona kanë përfunduar në pranga në Korçë, 5 prej të cilëve janë punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Njoftimi i Policisë: “Korçë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Prespa”. Operacioni nga DVP- Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi 1 mujor. Procedohen dhe arrestohen 10 persona për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Në pranga 5 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë dhe 1 prej tyre ndiqet në gjendje të lirë. Procedohen edhe 4 shtetas të tjerë, të cilët u kapën duke prerë në mënyrë të paligjshme pyjet, në zonën e mbrojtur. Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Njësinë Operacionale të Rendit Publik, pas një hetimi 1 mujor dhe në kuadër të procedimit penal nr.1086, me qëllim goditjen e veprimtarisë të paligjshme të prerjes së pyjeve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Prespa”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• O.D, 38 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës monitorimi pranë Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë)

• V.M, 58 vjeç, banues në fshatin Gollomboç, Liqenas (me detyrë përgjegjës menaxhimi pranë AZM)

• E.L, 48 vjeç, banues në Korçë (me detyrë roje pranë AZM)

• A.V, 43 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM)

• V.J, 65 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM)

• Filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.A, 34 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë roje pranë AZM).

Gjashtë shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos zbatuar procedurat ligjore të kontrollit për zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës, ku në ngastrat 51 e 52 të së cilës, kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, duke shkaktuar dëmtime të rënda të kësaj zone.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj 4 shtetasve, M.S; D.B; J.N dhe D.S, të cilët u kapën në flagrancë duke prerë lëndë drusore pa leje, në zonën e mësipërme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 50 m sterë dru, 4 mjete, si edhe 5 copë motorsharra. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”.

Tags: aksionarrestohenkorcezyrtare

TË LIDHURA

Mister ngjarja, punonjësi i Tatimeve në Shkodër e mohon: S’kam konflikte!
Aktualitet

Mister ngjarja, punonjësi i Tatimeve në Shkodër e mohon: S’kam konflikte!

10:27 | 29/10/2025
Zbardhet dëshmia e djalit: S’më linte të haja i qetë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…
Aktualitet

Zbardhet dëshmia e djalit: S’më linte të haja i qetë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…

10:16 | 29/10/2025
Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë publikë dhe efektivë
Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë publikë dhe efektivë

09:17 | 29/10/2025
Next Post
Basha: Shpresoj që BE do të nisë menjëherë negociatat me Shqipërinë

Basha: Shpresoj që BE do të nisë menjëherë negociatat me Shqipërinë

Arrestimet e protestuesve te Unaza e Re/ PD padit kreun e Policisë së Tiranës

Arrestimet e protestuesve te Unaza e Re/ PD padit kreun e Policisë së Tiranës

Meta dekoron me titullin “Naim Frashëri” dy personalitete kineze

Meta dekoron me titullin "Naim Frashëri" dy personalitete kineze







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve
Kosovo

Vjosa Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve

by mirseda
10:35 | 29/10/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Riad homologun e saj nga shteti i Mauritanisë, Mohamed...

Mister ngjarja, punonjësi i Tatimeve në Shkodër e mohon: S’kam konflikte!

Mister ngjarja, punonjësi i Tatimeve në Shkodër e mohon: S’kam konflikte!

10:27 | 29/10/2025
Zbardhet dëshmia e djalit: S’më linte të haja i qetë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…

Zbardhet dëshmia e djalit: S’më linte të haja i qetë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…

10:16 | 29/10/2025
U goditën shtëpi, shkolla, dhe blloqe banimi/ 50 persona humbin jetën nga sulmet izraelite në Gaza

U goditën shtëpi, shkolla, dhe blloqe banimi/ 50 persona humbin jetën nga sulmet izraelite në Gaza

09:57 | 29/10/2025
Panairi ndërkombëtar në Dubai, kryeministri Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare

Panairi ndërkombëtar në Dubai, kryeministri Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare

09:25 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com