Një aksion anti-drogë është zhvilluar mesditën e sotme në zonën e “Vorri i Bomit” në kryeqytet, ku burimet paraprake, ende jo zyrtare njoftojnë për tre të ndaluar.
“BalkanWeb” mëson se një prej personave të kërkuar, i është arratisur policëve pasi nuk hapi derën e makinës. Tre të tjerë ndërkohë janë shoqëruar.
Detaje të reja priten nga operacioni që është në zhvillim e sipër, afër ”Shkollës së Bashkuar” në kryeqytet.