E premte, 24 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

Po filmonte aksionin e policisë/ Gazetari: Më shtrinë barkas…

Një situatë e sikletshme i ka ndodhur gazetarit të “News24” Ergys Gjençaj, i cili është shoqëruar nga policia, pasi filmoi një aksion të uniformave blu. Ai së bashku me kolegen e tij Klodiana Lala, u ndodhën rastësisht në aksionin policor te “Vorri Bomit” në Tiranë, kur një makinë tentoi të marrë para efektivët, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar. Duke filmuar këtë skenë, gazetari Gjençaj u shtri në tokë nga policia, të cilët e kanë kontrolluar dhe i kanë marrë celularin.

Ai tha se nuk po cënonte privatësinë e askujt, dhe se profesioni i tij është për të përcjellë lajmin. Gazetari tregon se kishte dalë nga makina e punës, dhe aty është hasur me përballjen nga ana e policisë. Disa policë e kanë shtrirë barkas për ta kontrolluar, dhe më tej i morën celularin.

“Ne po drejtoheshim drejt redaksisë për të vijuar punën tonë, kur policia na ndali. Misioni ynë është për të përcjellë lajmin, qoftë me mjetet tona celularë, për të kapur momentin aty ku ndodhet lajmi, dhe këtë bëra edhe unë.

Ishte një operacion i policisë, makina ishte në lëvizje, unë nxora celularin tim për të bërë video, sepse jemi në rrugë, është ambient publik, nuk po cënoja privatësinë e askujt. Unë dola nga makina për të vijuar regjistrimin me celularë, kur disa policë më morën, më shtrinë barkas aty për të më kontrolluar, më morën celularin dhe më lanë aty të shkallët. I thashë që jam gazetar. Më pyetën ku punoj, prej sa kohësh. Më morën celularin dhe më lanë të prisja aty deri tani.

Më dhanë shpjegime, sepse sipas tyre, unë ndërhyra në aksionin e policisë. Unë nuk e di ku është ndërhyrja ime, kur isha në makinën e loguar të “News24”. Isha në largësi kur po kryhej operacioni, nuk isha afër që të kisha kontakte me forcat e policisë. Unë bëra punën time dhe besoj se çdo koleg do ta bënte. Ky është një moment delikat, nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Unë do ta vlerësoj këtë moment, misioni ynë është të kapim lajmin. Kjo gjë nuk ndodh çdo ditë në rrugët e vendit, sigurisht që policia ka detyrimin të godasë krimin, por edhe ne kemi detyrën tonë”, tha gazetari Ergys Gjençaj.

Lexo edhe :   “Prisni të dalë ndonjë i dënuar”, Klodiana Lala zbulon skandalin te 313-ta
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shtëpia e ‘mrekullisë’ i shpëton llavës

Një imazh dramatik tregon një shtëpi në ishujt Kanare, që ka arritur t'i shpëtojë llavës nga një vullkan shpërthyes. Njerëzit në mediat sociale e...

Cili fiton mbi cilin: Berisha, Basha apo Amerika?

Ka nisur beteja në PD dhe duket si betejë mes Berishës dhe Bashës, por në fakt është beteja për tu ndarë nga historia e...

U kap me 49 kg kokainë/ Refuzohet për herë të dytë lirimi i Selim Çekajt

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka refuzuar për të dytën herë lirimin e babait të Arbër Çekajt. Selim Çekaj përfundoi në prangat e...

Pesë masat e tjera të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

Aplikimi i masës së reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë, nuk është vendimi i parë që autoritetet e Kosovës...

Kush do ta marrë PD-në dhe pse kjo është pyetje koti

Nga: Ermal Hasimja Shqipëria ka opozitë politike në mes të një konflikti vëlla (babë) vrasës dhe një opozitë morale të shpërndarë në universitete, media, kafe...