Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Labinot.
Sipas Top Channel, nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe një zyrtar i lartë grek, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë disa makina, ndërsa nuk ka persona të plagosur rëndë por vetëm me lëndime të lehta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.