Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, nënkryetari i PD, Edi Paloka, i ka kërkuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të publikojë zyrtarisht orarin e seancës plenare për nesër.
Pavarësisht se është konfirmuar se seanca do mbahet në orën 10:00 paradite, Paloka paralajmëron se pavarësisht lëvizjeve të tilla, të gjithë protestuesit anembanë vendit janë gati në çdo kohë.
Në statusin e radhës në Facebook, ai shkruan: “Do jemi ca më shumë këtë herë, dhe pak më “të gjallë” se ai gazi na ka ngacmuar ca nerva që na kishin mbetur të fjetura”.
Burime jo zyrtare thonë se nuk përjashtohet mundësia që orari për zhvillimin e Kuvendit të ndryshojë.
Pas zhurmës dhe incidenteve që janë krijuar nga protestat që kemi lënë pas, Ministrisë së Brendshme i është kërkuar gjithashtu që të garantojë ruajtjen fizike të deputetëve.