Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ahmetaj sqaron planin e qeverisë për rindërtimin e banesave

6 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PS nuk ndal koncesionet/ Ahmetaj: Do të vazhdojnë

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj tregon se Këshilli i Ministrave ka filluar punën për hartimin e programit të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Ai theksoi se spostimi i materialeve nga banesat e dëmtuara do të bëhet në Porto Romano. Sipas tij, faza e dytë e këtij projekti do të fillojë në janar dhe ka të bëjë me strehimin e qytetarëve që nuk kthehen dot në shtëpitë e tyre.

Ahmetaj shton se objektivi afatgjatë i qeverisë është ndërtimi i 10.000 apartamenteve në qyteza urbane, specifike, të veçanta.

“Këshilli i ministrave ka filluar punën për hartimin e programit të rindertimit, i ndarë me disa faza me masa te shpejta, afatshkurtra, që kanë të bëjnë me pastrimin dhe spostimin e të gjitha inerteve nga gjithë territori i Durrësit, i Thumanës apo territoreve të tjera ku ka rrënoja, të cilat janë në të gjitha aspektet, kujtesë, pengesë psikologjike, ambientale, për të gjithë qytetarët. Spostimi do të bëhet në Porto Romano, e cila siç e dini, në planet e qeverisë është destinacion i ri për t’u kthyer në një park, pas përpunimit që do t’i bëhet përgjatë vitit buxhetor 2020.

Faza e dyte që fillon menjehere në 1 Janar, ka të bejë me bonusin e strehimit për qytetarët që nuk kthehen dot në shtëpitë e tyre apo apartamentet e tyre, për shkak të dëmtimit në atë masë ku banesat janë të pabanueshme, ndërsa për pjesën rurale do të ofrojmë përveç bonuseve edhe shtëpi ekologjike, të cilat sigurisht janë strehim i përkohshëm dhe objektivi afatgjatë i qeverisë, i Kryeministrit, është ndërtimi i 10.000 (dhjetë mijë) apartamenteve në qyteza urbane, specifike, të veçanta.

Me këtë, qeveria edhe Kryeministri duan të shmangin edhe ato gabime të mundshme që janë bërë në 30 vite, ku është ndërtuar aty ku nuk duhej ndërtuar, pra ndërtimet jo vetëm do të plotesojnë nevojat e të gjithë atyre qytetarëve që nuk kthehen dot fatkeqësisht në shtëpitë e tyre për shkak se ato janë demtuar në mënyrë të pakthyeshme apo kërkojnë investim afatgjatë serioz. Mendohet që një qytezë e re do të ndërtohet në Durrës.

Afatmesëm fillojmë me 5.000 (pesë mijë) apartamente, do të fillojnë menjehere. Një qytezë e re në Durrës, një ndërtim i ri në Thumanë, dy ndërtime po akoma nuk janë vendosur lokacionet, në Tiranë, bëhet fjalë ndoshta për tek ish zona e autotraktorëve dhe ndoshta në Kombinat. Pra, dy qyteza urbane të reja, siç edhe e theksova, e njëjta gjë do të ndodh edhe në Thumanë, e njejta gjë në dimensionin e kërkuar edhe në Lezhë, pra në të gjitha zonat ku ka dëmtime dhe qytetarët nuk kthehen dot në shtëpitë e tyre.

Dua të theksoj që pjesë e hapit të parë të rindërtimit është jo vetëm pastrimi i inerteve, është edhe rrëzimi i atyre pallateve, të cilat tani mund të përbëjnë rrezikshmëri për qytetarët që kalojnë pranë, apo që dita i sjell të kenë të bëjnë me territore afër këtyre ndërtesave. Ky eshte pak a shume le të themi plani në përgjithësi, institucione, emergjenca dhe ministri Çuçi është 24 orë në punë. Janë dy le të themi koordinime të ndryshme, ajo që ben Ministri Çuçi me stafin e vetë të emergjencës ka të bëjë me emergjencën menjëhere pas termetit, ndërsa rindërtimi është patjetër më afatgjatë, le të themi që është shumë më i detajuar, ka edhe domosdoshmërinë e vlerësimit paraprak, vlerësimit final dhe të adresimit të kostove”, deklaroi ai.

Tags: Arben Ahmetajhartimi i programitKëshilli i MinistravePasojatrindertimi i banesavetermeti

TË LIDHURA

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

22:41 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri
Aktualitet

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon
Aktualitet

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Next Post
Noizy merr Certifikatë Mirënjohje/ Tregon “tmerrin” që përjetoi ditën e tërmetit

Noizy merr Certifikatë Mirënjohje/ Tregon "tmerrin" që përjetoi ditën e tërmetit

Nishani: Rama po zbaton formulën e Lanës në Durrës

Nishani: Rama po zbaton formulën e Lanës në Durrës

Prindër, kujdesuni për veten dhe fëmijët. Çfarë duhet të bëni pas tërmeteve

Prindër, kujdesuni për veten dhe fëmijët. Çfarë duhet të bëni pas tërmeteve







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com