E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Agron Llakaj përlotet në mes të emisionit: Më vjen turp që e thashë këtë

Aktori i humorit Agron Llakaj a folur me dhimbje të madhe për vendlindjen e tij, Memaliajn. I ftuar në emisionin “Soiree”, Llakaj madje është përlotur teksa tregonte gjendjen e vështirë të bashkëqytetarëve, madje ai rrëfeu se shpesh ka shpërndarë edhe pako me ushqime për t’i ndihmuar ata, pasi nuk kanë asnjë të ardhme.

“Unë thashë më parë që shkoj shpesh në Memaliaj dhe e vetmja gjë që marr pas është dhimbja dhe trishtimi. Duke parë që nuk ka asnjë të ardhme, sepse çdo qeveri nuk i kthen sytë nga Memaliaj, sepse iku miniera, u largua çdo gjë, filloi u ç’bë qyteti. Thonë më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund. Varfëria është ulur këmbëkryq, dhe unë të vetmen gjë jam munduar, herë pas here kam shkuar duke dhënë koncerte. Ndonjëherë që nuk dua ta përdor këtë shprehjen, bashkë me Ylli Bakën kemi shkuar e kemi dhënë një tip koncerti le të themi bamirësie. Kemi shpërndarë disa pako me ushqime, që më vjen turp që e thashë tani këtë…”, ka thënë Agroni me lot në sy.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...

Meta merr në mbrojtje Berishën, akuzon Kim se po shkel sovranitetin e vendit

Pas një periudhe të gjatë heshtje, një ditë më parë kreu i shtetit, Ilir Meta, u prononcua për mediat duke u rreshtuar krah aleatit...

Dështimin e “Lëvizjes Berisha”, nuk e ndal dot as Sali Berisha

Nga: Mero Baze Lulzim Basha ka filluar të ketë fat pa bërë asgjë. Si në shumicën e karrierës së tij politike. Beteja e rrugës që...