Rama paralajmëron gjoba për të gjitha bizneset, farmacitë dhe tregtarët, që kanë abuzuar me çmimet gjatë këtyre ditëve kur Shqipëria është në ‘shtetrrethim’.
Paniku e po kështu abuzimi i farmacistëve mbeten ndër shkaqet kryesore të rritjes së çmimit të maskave dhe materialeve dezinfektuese në farmacitë e gjithë vendit.
Frutat dhe perimet kanë pësuar luhatje të çmimit në ditët e fundit në kryeqytet. Pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në vend, qytetarët ju drejtuan tregjeve të fruta-perimeve. Është vënë re një kërkesë e shtuar për produktet me përmbajtje të vitaminës C.
Kërkesa e lartë ka bërë që tregtarët të shtrejtojnë çmimin e tyre, sipas të cilëve, luhatjen më të madhe e kanë pësuar agrumet, veçanërisht limonët.
Statusi
RRITJA ABUZIVE E ÇMIMIT TË SHITJES TË TË GJITHA MALLRAVE DHE PRODUKTEVE USHQIMORE, BARNAVE, PAJISJEVE MJEKËSORE DHE SHËRBIMEVE, NË KRAHASIM ME ÇMIMIN E TYRE NË SHITJE TË RREGULLT TË TREGTUAR NË MUAJT PARAARDHËS NGA DATA E HYRJES NË FUQI TË KËTIJ AKTI NORMATIV DHE PËR PRODUKTET SEZONALE, SIPAS ÇMIMIT TË TREGTUAR NË TË NJËJTËN PERIUDHË KOHORE TË VITIT PARAARDHËS NGA DATA E HYRJES NË FUQI TË KËTIJ AKTI NORMATIV, KUR NUK VJEN SI PASOJË E ÇMIMIT NGA IMPORTI I TYRE, DËNOHET ME GJOBËN 5 000 000 (5 milionë) LEKË PËR SHITJEN ME SHUMICË DHE 100 000 (njëqind mijë) PËR SHITJEN ME PAKICË. NË RAST PËRSËRITJEJE SUBJEKTIT I MBYLLET VEPRIMTARIA PËR 6 MUAJ.