Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A po shet toka Hashimi, ashtu siç e shiti detin Lulzimi

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A po shet toka Hashimi, ashtu siç e shiti detin Lulzimi

Nga Kreshnik Spahiu

8 vjet më parë në zyrat “KuqeZi” mbërriti Ambasadori amerikan Arvizu.

Në takimin që u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa media, ai na inkurajoi për qëndrimin kundër shitjes së detit “Jon”, që ministri i Jashtëm Lulzim Basha i kishte dhuruar 12 milje detare Greqisë.

Ambasadori deklaroi se: “SHBA nuk e mbështet këtë marrveshje anti-kushtetuese që qeveria Berisha po i dhuronte Athinës nga territori i kufijve shqiptar”.

Pasi na dha dy ftesat si shenjë vlerësimi, në pritjen që do i bëhej Hillari Klintonin në Tiranë, u largua duke e konsideruar gjeneral Myslim Pashajn si hero të kombit shqiptar.

Atëherë nuk bëhej fjalë as për hamendësime dhe as për thashetheme, por për një marrveshje e cila ishte firmosur dhe vulosur nga Lulzim Basha, por që u shfuqizua me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadës amerikane ju desh të merrte 1 muaj në Uashington 9 gjyqtarët shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese, për t’i shmangur nga presioni i qeverisë Basha-Berisha.

Gjyqtarët ishin friksuar për vdekje dhe disa më kontaktonin çdo ditë. Pas 8 vjetësh kemi një panoramë të ngjashme, por në veri.

Hashim Thaçi po akuzohet si tradhtar i shitjes së tokave të veriut shqiptar, ndërsa në jug është harruar tradhtia e Lulzimit dhe ky po kandidon për kryeministër.

Ndryshe nga Lulzimi, Hashimi as nuk ka firmos dhe as nuk ka shit asgjë, por e ka pas si ide në kokën e tij.

Gjithsesi unë e besoj Bolton-in, ish-këshilltarin e Trump, që Hashimi dhe Vuçiç kanë kërkuar ndryshimin e kufijve, por në të drejtën penale që të kuptosh dëshirën e subjektit që kryen krimin, duhet zbulosh shkakun dhe motivet pse ai e kryen.

Pse Thaçi, që luftoi për çlirimin e Kosovës, duhet ta shiste pjesërisht pas 20 vjetësh?

1- Ta bëjë për para?

Jo, sepse është miloner dhe s’ka nevojë për para?

2- Ta bëjë për pushtet?

Jo, sepse ka 14 vjet në pushtet dhe ka arrit gjithçka.

3- Ta bëjë për të hyrë në histori?

Jo, sepse kjo gjë e bën tradhtar dhe aspak hero.

4- Ta bëjë për mbështetje ndërkombëtare?

Jo, sepse SHBA, BE dhe krejt bota janë shprehur kundër ndryshimit të kufijve.

Trump kundra, Bolton kundra, Grenell kundra, Marcron kundra, Merkel kundra.

Me këtë logjik Hashimi paska qenë kundër gjithë botës, por pro Serbisë!

Atëherë, a mund të gjejmē dot një shkak pse Hashim Thaçi donte me e nda Kosovën, në trurin e tij, sepse në letra dhe me firmë nuk e gjejmë dot askund?

Sigurisht edhe sikur të jenë të vërteta, ka një ndryshim të madh mes asaj që shiti Lulzimi dhe asaj që tentoi Hashimi.

Të kryesh një krim ka dallim të madh nga tentativa.

Gjithsesi, kjo nuk mund të jetë justifikim për Hashimin sepse Kosovën nuk ja ka lënë babai i tij trashëgimi dhe ai nuk mund ta shesë apo blejë.

Hashim Thaçi duhet të dalë para popullit dhe të flasë hapur pse e bëri këtë bisedë me Vuçiç dhe Bolton.

Heshtja nuk nënkupton pafajësi, përkundrazi.

Ndryshe nga Lulzim Basha, që do justifikohet se e urdhëroi Berisha, Hashimi nuk mund të justifikohet sepse s’ka shef mbi krye.

Ndoshta Thaçi ka menduar që ndryshimi i kufijëve është mundësia më e mirë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, por këtë projekt nuk ka pse ta bisedojë me Aleksandër Vuçiç, por nëpërmjet një Kuvendi kombëtar shqiptar nga Ulqini në Kumanovë, nga Kosova në Çamëri.

Shqiptarët jetojnë të ndarë në 7 shtete dhe bashkimi arrihet duke ndryshuar kufijtë, por jo duke falur territore sepse nuk i kemi tepër, por mangut.

Ka ardhur koha që shqiptarët në unison të shprehen, nëse janë kundër ndryshimit të kufijëve dhe të vazhdojnë edhe 100 vjet të coptuar, apo të rihapen bisedimet për korrigjim kufijsh dhe të krijojmë një shtet unik shqiptar.

Gjithsesi, rruga e bashkimit të shqiptarëve nuk kalon nga Beogradi, por nga Brukseli, Berlini dhe Uashingtoni.

Nuk mundet me bashku “tokat”, pa bashkuar “kokat”.

Shqiptarët kanë nxjerrë mijëra heronj në luftëra, por qindra tradhtar në paqe.

Ani, edhe pse jemi një popull që i harrojmë tradhtitë, Hashimi s’mund të pretendojë që do ndodhë “HARRESA” si me Lulzimin sepse ky i fundit e ka marrë qyl pushtetin.

Ndërkohë që Hashimi luftonte me kallash në Drenicë, Lulzimi shpenzonte lekët e George Soros në Hollandë!

Prandaj, Hashimi duhet me tregu burrni në paqe, sepse lufta tash është harru.

Ndonse sa për kujtesë Bill Klinton ka thënë: “Ne bëmë luftën, ju bëni paqen”.

Tags: hashim thaciKreshnik SpahiushetToka

TË LIDHURA

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Next Post
VIDEO/ Autobusi i shkollës bie në liqen, humbin jetën 21 nxënës

VIDEO/ Autobusi i shkollës bie në liqen, humbin jetën 21 nxënës

“Nuk jam monstra që më bën ajo të dukem”, Johnny Depp dhe Amber Heard përballen në gjyq

“Nuk jam monstra që më bën ajo të dukem”, Johnny Depp dhe Amber Heard përballen në gjyq

“Specialja bëri shkelje kur publikoi emrat e Thaçit dhe Veselit”

“Specialja bëri shkelje kur publikoi emrat e Thaçit dhe Veselit”







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

“Ata shkelën armëpushimin që nga fillimi”, Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane për bisedime
Bota

“Ata shkelën armëpushimin që nga fillimi”, Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane për bisedime

by mirseda
10:06 | 20/04/2026
0

Ministria e Jashtme e Iranit ka deklaruar se aktualisht nuk ka plane për një raund të ri...

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit drejt fundit, Albin Kurti bën thirrje për kompromis

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit drejt fundit, Albin Kurti bën thirrje për kompromis

09:53 | 20/04/2026
“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
U vetëplagos me armë gjahu, 35-vjeçari humb jetën gjatë rrugës për në spital

U vetëplagos me armë gjahu, 35-vjeçari humb jetën gjatë rrugës për në spital

09:37 | 20/04/2026
Ende pa konsensus, sot Kurti dhe Abdixhiku takim për presidentin e ri të Kosovës

Ende pa konsensus, sot Kurti dhe Abdixhiku takim për presidentin e ri të Kosovës

09:35 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com