E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

“Specialja bëri shkelje kur publikoi emrat e Thaçit dhe Veselit”

Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari, shprehet se Prokuroria Speciale ka bërë shkelje në momentin që ka bërë publike emrat e presidentit Thaçi dhe Kadri Veseli.

Në një intervistë për emisionin FRONTAL në T7, Jashari tha se emrat nuk duheshin publikuar në një situatë kur aktakuza ndaj tyre ende nuk ishte e konfirmuar dhe palët nuk ishin të informuara për një gjë të tillë.

“Po në relacion të standardeve që aplikohen në kuadër të këtyre situatave, definitivisht po. Nuk mund të bësh një njoftim publik pa e dërguar aktakuzën palës për të cilën prokuroria ka dyshime se ka kryer krime të çfarëdo natyre. Pa u dorëzuar aktakuza, dhe pa dhënë mundësi mbrojtjeje, nuk duhej të bëheshin publik emrat”, tha ai.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe institucioni i Avokatit të Popullit nuk kanë të drejtë që të ndërhyjnë dhe vlerësojnë raste, që ndërlidhen me Dhomat e Specializuara.

“Avokati i Popullit si institucion i pavarur dhe Gjykata Kushtetuese si institucion i pavarur janë përjashtuar prej fuqisë dhe mundësisë për të ndërhy dhe vlerësuar rastet që mund të konsiderohen se mund të ketë shkelje”, shtoi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pronat në jug/ Lame: Meritojmë medalje, bëmë një hartë se nuk ka pasur

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur lidhur me pronat e minoritarëve grekë në jug të vendit. Përballë kreut të OMONIA-s, Fredi Belerit, Lame u...

Dëshmi rrëqethëse: Lashë mbi 4 mijë euro në Sanatorium, babain e lanë pa bukë

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo tregoi...

”Boshatiset” stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Covid-19

Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag...

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...