E diel, 29 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

A po e bën me flatra islamizmin kriza e koronavirusit

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

Nga Alexander Görlach

Me pandeminë e Coronës mund të marrë domethënie të re edhe një kërcënim tjetër, që ka kaluar këto ditë në sfond: Islamistët e përdorin pasigurinë e situatës aktuale, vetminë e karantinës dhe nevojën materiale sidomos të të rinjve për të rekrutuar xhihadistë të rinj. Horizotin ideologjik për këtë e ofrojnë disa teologë të islamit në botë: Fillimisht ata e deklaruan Coronën si ndëshkim të zotit kundër të pafeve. Në momentin, kur nga COVID-19 u prekën edhe vendet islame, ata ndërruan qëndrim dhe i bënë thirrje myslimanëve të ndërronin rrugë. Papritur mungesa e besimit u predikua si arsye për pandeminë.

Nevoja materiale shfrytëzohet

Nuk janë vetëm ekstremistët islamistë që e shfrytëzojnë COVID-19 për qëllimet e tyre. Edhe ekstremistët e djathtë përpiqen me teoritë e tyre konspirative të radikalizojnë njerëzit në kohë krize. Ata kanë të përbashkët vullnetin, që ta shfrytëzojnë maksimalisht për vete momentin e nevojës materiale. Nuk është ndonjë sekret që uria dhe mjerimi në vendet e varfra i çojnë njerëzit në krahët e islamistëve. Kësaj i shtohet edhe dobësia e shteteve islame, që nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për t’u kujdesur si duhet për të sëmurët. Prandaj është realist rreziku, që islamistët të rrisin influencën e madje në rajone apo shtete të caktuara të ngjiten në pushtet.

Kjo është temë edhe për Evropën. Jo vetëm, sepse komunitetet myslimane në Europë janë të lidhur me fije të ndryshme me shtetet, ku kanë rrënjët besimtarët e tyre. Por shpesh ka edhe varësi financiare, në këto kohë të vështira që nuk janë të lehta as për të krishterët në botë, prandaj ka edhe gjasa për radikalizim në diasporë. Në Afrikën Veriore pas Pranverës Arabe para më shumë se 10 vjetësh këto vende janë në një angazhim të vazhdueshëm kundër islamistëve. Vëllazëria Myslimane në Egjipt, e ndaluar në kohën e Mubarakut dhe për pak kohë në pushtet pas rrëzimit të tij, përpiqet të diskreditojë qeverinë në mediat sociale. Më shumë se gjysma e egjiptianëve janë analfabetë, ata nuk kanë mundësi të verifikojnë atë që dëgjojnë apo shohin online. Edhe në Gjermani del në pah Vëllazëria Myslimane, blen tokë në Lindjen gjermane për të ngritur një xhami për operacionet e veta, shkruan imamja liberale, Seyran Ates në revistën “Cicero”. Ajo e ndjeu fort ndikimin e islamit politik, që është aktiv edhe në Gjermani, kur si gruaja e parë hapi një xhami në Berlin.

Lexo edhe :   Manastirliu me dy maska në Kuvend: Mos ejani vonë në spitale
Lexo edhe :   Bilanc negativ në Kosovë/ 12 viktima dhe 764 të infektuar në 24 orët e fundit

Radikalët kundër integrimit

Shoqatat islame në Gjermani që nuk përfaqësojnë as 20% të myslimanëve në Gjermani pretendojnë se përfaqësojnë islamin e vërtetë. Shoqata radikale synojnë të pengojnë integrimin e myslimanëve në Evropën e iluminuar dhe laike. Edhe nëse burimet  e shtetit përdoren për momentin për gjëra të tjera, duhet të vëzhgohet me kujdes sjellja e të radikalizuarve e në raste të nevojshme të ndalohen edhe organizata si Vëllazëria Myslimane.

Mbetet detyra e politikës në Gjermani të plotësojë kërkesat e miliona myslimanëve në drejtim të integrimit, që të pengojë që forca radikale si Vëllazëria Myslimane të përdorin krizën aktuale për qëllimet e tyre obskurantiste. Sfida materiale aktuale në pandeminë e Coronës prek të gjithë shoqërinë, jo vetëm ata me histori migracioni. Prandaj është momenti që së bashku të mbyllim radhët dhe të mos lejojmë asnjë hapësirë për ndonjë ndikim.

Alexander Görlach jeton në New York, ai është linguist dhe teolog, studiues senior në Këshillin Carnegie të Etikës, studiues në Institutin për Fenë dhe Studimet Ndërkombëtare të Universitetit Cambridge./DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...