pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winnesinecasino giriştambetcashwin girişnesinecasinojojobet girişcashwinesbet girişjojobetmeritkingmarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişimajbetesbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibommatbetsuperbetinbettiltCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A mund të shkaktojë Trump, një luftë të re etnike në Ballkan

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Casey Mishel “New Republic”

Ndërsa po përpiqet me vështirësi të menaxhojë krizën e koronavirusit, Shtëpia e Bardhë ka nisur të punojë për të korrur disa suksese diplomatike, që mund të forcojnë shanset e Trumpit për t’u rizgjedhur për një mandat tjetër. Dhe ajo e ka hedhur shikimin në një cep të botës, që nuk ka dalë më mediat amerikane në gati 2 dekadat e fundit, dhe që nëse Trump vijon me planet e tij, mund të shkaktojë sërish llojin e kasaphanës nacionaliste, që e përshkroi rajonin në vitet 1990.

Në fillim të këtij muaji, presidenti serb Aleksandar Vuçiç – një ish-ministërs ultranacionalist i propagandës në regjimin e Sllobodan Milosheviçit – vizitoi Uashington, ku ai u takua me shumë nga figurat kryesore pranë Trumpit. Fotot e publikuara në Instagramin e Vuçiç, treguan takimin e tij me Riçard Grenëllin, diplomatin jokonvencional, që mban aktualisht postin e kreut të inteligjencës kombëtare në aministratën Trump, të ambasadorit të SHBA-së në Gjermani, dhe të të dërguarit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Serbi-Kosovë.

I pranishëm në takim ishte edhe dhëndri i Trump, Xhared Kushner, kompetencat e të cilit shkojnë nga plani i paqes në Lindjen e Mesme, deri në kufirin SHBA-Meksikë, përkundër faktit se zyrtarët qeveritarë e kanë konsideruar Kushnerin një rrezik për sigurinë kombëtare.

Pas takimit të tyre, Vuçiç pretendoi se Grenell dhe për pasojë Shtetet e Bashkuara, e kishin mbështetur fushatën e tij të presionit kundër Kosovës fqinje, të cilën qeveria e Beogradit e trajton ende si një provincë serbe të shkëputur, dhe jo si një shtet kombëtar.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, u rritën ndjeshëm me nisjen e luftë tregtare në nëntorin e 2018-ë,  kur qeveria kosovare vendosi një tarifë 100 përqind për të gjitha importet serbe. Por mosmarrëveshjet tregtare, janë vetëm shfaqja e fundit e një mosmarrëveshje të përgjakshme për dekada të tëra mes Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008.

Kosova njihet si shtet nga SHBA-ja dhe dhjetëra vende të tjera të botës. Në vitin 1999, statusi i Kosovës gati nxiti konfliktin e parë të armatosur pas Luftës së Ftohtë midis SHBA-së dhe Rusisë, e cila vazhdon ta shohë Serbinë si një aleate të ngushtë.  Që nga ajo kohë, forcat ushtarake amerikane, kanë qëndruar në Kosovë si pjesë e një force më të gjerë paqeruajtëse, të drejtuar nga NATO.

Mbështetja amerikane ndaj pavarësisë së Kosovës, ka qenë prej kohësh dypartiake. Por kjo gjë mund të ndryshojë tani:në mesin e republikanëve ka një konsensus në rritje se Kosova, përbën një telash për ta, pasi SHBA-ja i ka dhënë gjithçka që mundi që nga koha e Millosheviçit.

“Pozicioni ynë është mjaft i qartë:tarifat duhet të hiqen plotësisht”- shkroi në Twitter Grenell pasi priti Vuçiçin në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se Kosova ishte “duke bërë një gabim serioz” me mosheqjen e plotë të tarifave të njëanshme. Aleatët e administratës, i bënë jehonë qasjes së Grenell.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes midis Kosovës dhe Serbisë. Tani, me përparimin e saj historik Kosova duhet të bëjë pjesën e vet, dhe të shfuqizojë të gjitha tarifat e vendosura ndaj Serbisë”- deklaroi senatori republikan Dejvid Perdju, menjëherë pas vizitës së Vuçiçit në Uashington.

“Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar ndaj paqes, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”- theksoi ai. Të nesërmen në mëngjes, Donald Trump Jr. – në komentin e parë që ka bërë ndonjëherë mbi Kosovën – ripostoi mesazhin e Perdji me një komentin të tijin. “Në Kosovë ka 650 trupa amerikane. Koha për t’i kthyer ata në shtëpi”- shkroi Trump Jr. Por pse ai u ndje papritmas i interesuar,s të shprehë mendimet e tij mbi sigurinë në Ballkan?

Më e rëndësishmja:pse administrata Trump po dërgon sinjale, se  roli i Amerikës si garante e pavarësisë së Kosovës papritmas, është duke përfunduar? “Ne kemi parë një përkeqësim shumë alarmant të cilësisë së politikës së jashtme amerikane. Ka shqetësime se ajo është personalizuar shumë nga familja Trump, duke u shndërruar në një makinë me pagesë”- më tha Jasmin Mujanoviç, ndihmësprofesore e shkencave politike në Universitetin Elon, dhe autore e një libri të fundit mbi dinamikën politike në Ballkanin Perëndimor.

“Në Ballkan, pati një numër aktorësh politikë në rajon, që u ngazëllyen nga zgjedhja e Trumpit, dhe ndoshta askush më shumë se Beogradi dhe përfaqësuesit e tij”- thotë ajo. Dhe në fakt, shumë pak grupime kanë pasur lidhje më të ngushta me “makinerinë lobuese” të Trump gjatë 2 viteve të fundit, sa Serbia dhe aleatët e saj.

Në vitin 2018, ish-menaxheri i fushatës Trump, Korej Levandovski vizitoi papritur Beograd, ku raportohet se u përpoq të krijojë një lidhje lobingu me udhëheqësin antidemokratik Vuçiç, që nga ana e tij e ka çimentuar rolin e tij si autokrat i Serbisë për vitet në vazhdim.

Po në vitin 2018, separatistët pro-serbë në Republika Srpska, një rajon etnik me shumicë serbe në Bosnjë Hercegovinë, takuan zyrtarë të fushatës së Trump, për t’i ndihmuar në përpjekjet për të shkatërruar Bosnjen dhe bashkuar me Serbinë.

Dhe kjo pavarësisht se zyrtarë të shumtë të Republikës Srpska, janë tashmë në listat e zeza të SHBA-së për korrupsion, dhe për përpjekjet për të shkatërruar shtetin boshnjak. Kontaktet e lobimit, na ndihmojnë të kuptojmë emërimin e Grenell tetorin e kaluar, si i dërguari zyrtar i SHBA-së për marrëdhëniet serbo-kosovare.

Ndonëse kishte qenë ambasador në Gjermani për më shumë se 1 vit, Grenell nuk kishte asnjë përvojë në Ballkan, para se Trump t’i jepte detyrën e dytë. Por Grenell ka një përvojë të madhe me personazhe politike të korruptuar të botës post-sovjetike. Gatishmëria e administratës Trump për të mbështetur fort Vuçiçin, ndihmohet nga dëshira e qartë të Shtëpisë së Bardhë për një fitore në politikën e jashtme, pa marrë parasysh kostot.

Dhe kjo gjë thonë ekspertët, është një lojë katastrofike me konfliktin Kosovë-Serbi. Forca amerikane në Kosovë, “është spiranca e vetme e stabilitetit në rajon”, shkroi gjenerali në pension Ben Hoxhs, që komandonte ushtrinë amerikane në Evropë në vitet 2014-2017.

Çdo lloj ndarje e Kosovës “rrezikon shkëmbimin e detyruar të popullsisë, dhe madje edhe dhunën”, shkroi në fillim të këtij muaji Shon Birns, një ish-diplomat amerikan që shërbeu në Kosovë në kulmin e fushatës irredentiste të Millosheviçit . “Ajo mund të ringjallë ëndrrat e nacionalistëve radikalë diku tjetër në Ballkan”- shtoi ai.

Dhe nacionalistët radikalë, e shohin tashmë administratën e Trumpit si një aleate në ëndrrën e tyre për të rivarrosur kufijtë e pas Luftës së Ftohtë. Ndërkohë, pjesa më e madhe e njerëzve të Trump, duket se është e lumtur të imponojë një pakt të tillë, pa marrë parasysh koston për banorët e gadishullit ballkanik apo trashëgiminë e Amerikës. Sido që të jetë, lobistët paguhen.

TIRANA TODAY

Tags: Donald TrumpSHBAshtepia e bardhe

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Dëshmia e mjekes britanike Kler Gerada: Ja si e mposhta koronavirusin

Zyrtari i lartë i qeverisë serbe infektohet me COVID-19

“Gjithmonë jeta godet në një pe të këputur”, tragjedia e 5 fëmijëve jetimë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com