E enjte, 6 Gusht, 2020
30 C
Tirana

“Gjithmonë jeta godet në një pe të këputur”, tragjedia e 5 fëmijëve jetimë

Më të lexuarat

‘Bejruti qytet fantazmë’/Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, prifti tmerrohet gjatë meshës

Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar...

Meta dekreton me shpallje 4 ligje të qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Me anë të një njoftimi, Presidenca bën me dije...

Këta janë dy vëllezërit që vranë taksistin 71-vjeçar, ja çfarë iu gjeti policia gjatë kontrollit të befasishëm 

Arsil dhe Saimir Shera janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla. Policia thotë se arrestuan 32-vjeçarin Sajmir Shera, i dënuar...

VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut, shkatërrohen ndërtesa të tëra

Një shpërthim masiv ka tronditur ditën e sotme Bejrutin. Shpërthimi ka qenë aq i madh saqë ka shkatërruar ndërtesat që ndodheshin afër, duke ngritur...

“E bëmë për nderin e familjes, vinte tek e afërmja jonë”, vëllezërit zbardhin konfliktin me taksistin 71-vjeçar

Vëllezërit Shera kanë pranuar vrasjen e taksistit 71-vjeçar, ndërsa kanë thënë se ishin përpjekur që të zgjidhnin një konflikt. Dy vëllezërit Arsil dhe Sajmir Shera...

Shqipëria regjistron bilancin më të rëndë që nga shpërthimi i pandemisë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën...

Kosovë/ Në kulmin e pandemisë, infermierët dalin në protestë

Në kulmin e pandemisë, disa infermierë kanë dalë duke protestuar në Kosovë. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin...

“Nuk e ka zakon malësori të tallet me vdekjen e dikujt”, qytetari bën ‘për një lek’ Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi disa vargje në rrjetet sociale, për të nderuar nënën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën, që nuk...

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

Paralajmërimi i Bill Gates: Koronavirusi asgjë para krizës së re që po na afrohet

Filantropi i njohur, Bill Gates, ka paralajmëruar se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, nuk është asgjë përpara asaj që po afron. Në një...

Jeta për 5 fëmijët e familjes Roçi është treguar veç mizore. Prej vitesh për ta të shkuarit në shkollë është kthyer në një sfidë. Duhet të ecin për më shumë se 1 orë, mes shiut, ftohtit, borës dhe rrezikut nga kafshët e egra. Me këpucët e tyre të grrisura sfidojnë mjerimin. Jetojnë në fshatin Poroçan, tre orë larg Gramshit.

Janë në moshë shumë të vogël, por jeta i ka vrarë çdo ëndërr dhe çdo pafajsi fëminore. Veç kushteve mizore në të cilat jetojnë, disa ditë më parë nëna e tyre ndërroi jetë. Duke lënë në sytë e 5 jetimëve veç dëshpërim dhe zbrasti. Ndërsa Guri, kryefamiljari ndjehet i pafuqishëm. Ku pengu më i madh që e mundon çdo ditë është amaneti i bashkëshortes, shkollimi i fëmijëve.

“Veç fatkeqësive të tjera më goditi dhe bashkëshortja. Ajo nuk ishte sëmurur asnjëherë. Morëm urgjencën në telefon, ajo thoshte që nuk vij sepse është larg dhe rrugë e keqe. Thirra disa bashkëfshatarë dhe në krahë e kemi mbajtur deri sa e nxorëm në gjysëm të rrugës. Nëse do ta kisha pasur spitalin afër, ndoshta ajo do të shpëtonte. Spitali është në Gramsh dhe duhen tre orë për të shkuar deri atje. Është e tmerrshme, sëmuren fëmijët nuk di çfarë të bëj. Më është mpirë trupi komplet. Tani është shkatërruar gjithçka dhe për fëmijët. Dëshirën e kemi pasur që t’i çojmë në shkollë, por tani nuk di se si do ta bëj realitet,” shprehet i rrënuar 50-vjeçari.

Guri së bashku me pesë fëmijët qëndrojnë në një dhomë ku ndodhet vetëm një divan i shkatërruar. Ndërsa pesha i rëndohet pasi i duhet të kujdeset për nënën e sëmurë dhe për motrën e tij. E cila prej 20 vitesh është diagnostikuar me skizofreni.

“E ka goca një dhomë dhe këta rrinë këtu. Edhe ajo nuk mund të quhet dhomë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Unë vetë jam e moshuar, nuk kam më fuqi të mbaj pesë fëmijë. Unë nuk i gatuaj dot as bukë, goca e vogël mundohet që të bëjë për të ngrënë. Më këpusin shpirtin,” rrëfen mes lotëve gjyshja e pesë jetimëve.

Të harruar nga çdo gjë, familja Roçi është në luftë me kohën. Teksa fëmijët veç dhimbjes së madhe që kanë, janë të detyruar të braktisin edhe shkollën.

“Dal nëpër fshat që të kërkoj punë, çfarëdo pune qoftë, edhe punë krahu. Më vjen keq shumë që më duhet të braktis shkollën, por familja duhet mbajtur. Kam pesë vite që i kam vënë syzet me lekë borxh. Ato janë të thyera dhe i kam sajuar me tel të nxehtë dhe me pe.

Kjo ku jetojmë ne nuk mund të quhet shtëpi, është kasolle. Është shumë e keqe, ndonjëherë ikin dritat nga lagështia dhe herë bën mas. Ndaj kemi edhe frikë mos na merr flakë edhe kjo kasolle që kemi. Pastaj do jemi të detyruar të rrimë në qiell të hapur.

As banjo nuk kemi, lahemi jashtë me kanaçe në të ftohtë. Një divan kemi dhe tre flenë në të dhe të tjerët në tokë. Çimento është e ftohtë, shumë herë jemi sëmurur. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Kemi dhe frikë natën, sepse mund të hyjnë gjarpërinj apo kafshë të egra. Gjithmonë jeta godet me një pe të këputur,” shprehet me trishtim Ledjani, djali i madh i familjes.

Familja ka nevojë urgjente për ndihmë, ndaj të bëhemi bashke për t’i dhënë shpresë dhe për t’i treguar që dhe për ta ka lumturi, jo veç trishtim!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Autobusi në Paskuqan merr flakë në ecje

Një autobus në Paskuqan ka marrë flakë në ecje. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Policia njofton se nga flakët e zjarrit janë shkaktuar...

Allan Lichtman: Joe Biden, presidenti i ardhshëm i SHBA-së

Një profesor i historisë që ka parashikuar saktë rezultatin e të gjitha zgjedhjeve presidenciale amerikane që nga viti 1984, thotë se demokrati Joe Biden...

“The Simpson” kanë parashikuar shpërthimin në Bejrut? Pamjet po trondisin botën (VIDEO)

Duket e frikshme por seriali "The Simpsons" ka parashikuar shpërthimin në Bejrut. Seriali mjaft i njohur amerikan “The Simpson” që tregon jetën e një...

Ish-zonja e parë e SHBA-së tregon për problemet shëndetësore, zbulon nga çfarë po vuan

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, e cila është e martuar me ish-presidentin Barack Obama, si rrallë herë ka zbuluar se...

Emrat/ OFL u dërgon kërkesë për deklarim pasurie 3 të “fortëve”

OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë shtetasve Petrit Merja, Kreshnik Spahiu, Aleks Dani. Këta individë, si subjekt i...