E shtunë, 24 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

A ka kauzë kushtetuese Meta për një “Pranverë Kuq e Zi”

Nga Mentor Kikia

Presidenti Meta ka organizuar ”Pranverën Kuq e Zi” dhe ka lëshuar një ultimatum ndaj mazhorancës për një nen të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, që sipas tij i merr kompetencat si president.
Por çfarë është ky ligj, çfarë kompetence i heq ai nen presidentit, që është kaq shumë e rëndësishme sa për të ngritur një “revolucion” në mbrojtje të Kushtetutës?
Anëtarët e kësaj gjykate, 9 gjithsej, pasi propozohen 3 nga Presidenti, 3 nga Kuvendi e 3 nga Gjykata e Lartë, votohen në parlament dhe fillojnë punë pasi bëjnë betimin tek presidenti(Nenet 124 dhe 129 të Kushtetutës) .

Çfarë ndryshimi ka bërë parlamenti?

Nëse presidenti, për një gjyqtar të caktuar apo të gjithë(nëse çmendet) nuk i thërret të betohen brenda 10 ditësh, atëherë ata betohen “me shkrim”, që nënkupton para një noteri, dhe betimin ia dërgojnë presidentit me postë, duke e bërë fakt të kryer.

Ky ligj, edhe pse duket qesharak në mënyrën që ka gjetur si zgjidhje për zhbllokimin e situatës kur presidenti nuk thërret gjyqtarin për betim, nuk i merr presidentit asnjë nga anëtarët që ka të drejtë ti propozojë vetë, sikundër pretendon.

Ky ligj nuk i merr kompetencën e betimit të gjyqtarëve.

Ky ligj vetëm sa vendos një kufi kohor, brenda të cilit presidenti duhet të thërrasë kandidatët e votuar në parlament të bëjnë betimin.

Përse gjatë gjithë referimeve të tij publike, presidenti nuk e ka përmendur asnjëherë faktin se ligji i ri i vendos atij një afat kohor për ti thërritur gjyqtarët bëjnë betimin, por ka folur vetëm për mënyrën e betimit nëse kalon ky afat duke e quajtur këtë marrje kompetence?

Ky ndryshim, duket më shumë një mekanizëm zhbllokues, nëse presidenti do të mbajë “peng” një gjyqtar dhe nuk e thërret të betohet për disa muaj me radhë, meqë nuk ka afat.
Pikërisht mbi këtë pretendim Meta ka ngritur “revolucionin kuqezi”.
Unë do të dilja në çdo protestë nëse do të kërkohej ndryshimi i sistemit zgjedhor, hapja e listave të kandidatëve për deputetë, ndryshimi i financimit të partive, demokratizimi i partive, ndëshkimi i vjedhësve të votës dhe të tjera nevoja urgjente për të meremetuar demokracinë e shpërfytyruar shqiptare, duke filluar tek vota që prodhon pushtetin. Unë nuk e shikoj të motivuar një “Pranverë Kuq e Zi” dhe një ultimatum për një ligj, i cili kërkon që presidenti të kryejë detyrën e tij brenda një afati prej 10 ditësh.
Ky duket të jetë edhe shkaku pse Meta nuk ka marrë asnjë shkelje syri nga ndërkombëtarët për këtë lëvizje.

Flamuri i Kuq dhe Shqipoja e Zezë, thërriten në ndihmë, për të bërë një revolucion që do të përmbysë kastën politike, bashkë me Metën brenda, do të reformojë mekanizmat zgjedhorë dhe ligjet që kontrollojnë dhe menaxhojnë zgjedhjet, në mënyrë që qeveritë, kur të mos na pëlqejnë, ti zëvendësojmë thjeshtë me votë, pa qenë nevoja ti vëmë flakën vendit për të detyruar kryeministrin të largohet.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...