E enjte, 26 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

A duhet dalë sot në protestën e gazetarëve

Më të lexuarat

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Studimi/ Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit, ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë. Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan...

FOTO-VIDEO/ Teoritë e shumta mbi metalin misterioz monolit të gjendur në Utah

Një pllakë gjigande, misterioze metalike, ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve, teksa spekulojnë se si një strukturë e tillë u krijua në një pjesë...

Nga: Erl Murati

Në një bisede televizive të pasdrekës, një koleg tek bënte pyetje i tha bashkëbiseduesit mes të tjerash se “Rama i quan gazetarët kazan”. Ky është një pohim i pavërtetë. Rama nuk ‘i quan kazan”, ai “na quan kazan”.

Ky është thelbi i përplasjes dhe reagimit të sotëm: shumëkush mendon se “Ai nuk e ka me mua”, ‘paketa antishpifje’ nuk më prek sepse “unë nuk shpif”, “pronari i medias ku punoj e ka mirë me qeverinë”, “mjaft me anarkinë në rrjetet sociale”, etj.

Thelbi është se të gjithë mendojnë për tjetrin dhe nuk e kuptojnë se një rregullator qeveritar për mediat, nuk prek një pjesë, por të gjithë punonjësit e kësaj industrie. Rrjedhimisht, një reagim kundër këtij rregullatori qeveritar nuk është reagim kundër Ramës, por kundër parimit të gabuar se “media duhet të rregullohet nga qeveria apo komisionet e saj”.

Rama një ditë do të largohet, por nuk ka pse gjobitjen e medias ta kontrollojë indirekt qeveria dhe kryeministri kushdoqoftë ai, Basha, Veliaj apo cilido tjetër.

  1. Në kulmin e debatit mbi “paketën antishpifje”, gjykata e Tiranës gjobiti 7 gazetarë e portale me nga 1.5 milionë lekë të vjetra për një lajm të pavërtetë. Pra, legjislacioni ekziston, sistemi funksionon dhe kjo “paketë” është në rastin më të mirë, e tepërt dhe e panevojshme.

Media është pushtet më vete ndaj gjobën për shpifje e vendos një pushtet i pavarur, askush tjetër.

Të gjykojë një komision politik nëse një koleg ka shpifur ose jo, është njësoj sikur një komision gazetarësh të gjykojë nëse filan politikan shpif ose jo. Dhe t’i vendosë gjobë politikanit për shpifje. Dhe ta pushojë nga puna politikanin për shpifje. Afërmend kjo s’mund të ndodhë. E pra, s’mund të ndodhë as anasjelltas.

  1. Nëse një komision i AMA-s ka në dorë t’u vendosë gazetarëve gjoba të majme financiare dhe madje të mbyllë media, pra t’i heqë nga puna, do ishte e udhës të ofrohej një zgjidhje alternative.

S’do ishte keq që qeveria të mendonte rikthimin e “kriminalizimit të shpifjes”, pra rikthimin e dënimeve penale për gazetarët që ajo i vlerëson si shpifës. Pse?

Përderisa punën e medias e vlerëson shteti e pushteti dhe jo siç ndodh në çdo vend normal – publiku e gjykata – jam i bindur se shumë kolegë do të preferonin të bënin ca ditë apo javë burg, në vend që të paguanin gjoba. Në situatën kur gazetarëve të mbytur nga pagat e ulëta, qiratë, kreditë e borxhet mund t’u vijë një faturë 8 milionë lekëshe nga AMA, s’do ishin të paktë ata që do ta falnin humbjen e përkohshme të lirisë në këmbim të kësaj fature.

Tingëllon cinike, por nuk është: Shumica e gazetarëve (po flas për gazetarët, jo për mercenarët) do të zgjidhnin burgun para detyrimit për të paguar 3, 5 apo 8 milionë lekë gjobë.

Në rastin më të mirë, “paketa antishpifje” do të rrisë vetëcensurën e gazetarëve.

  1. Media ka mjaft probleme, por defekti i saj më i madh nuk është shpifja, por korrupsioni. Informaliteti, paraja e pistë, mercenarizmi janë disa nga simptomat më të rënda të medias sot. Ndoshta këto nuk shërohen me vetërregullim, por aq më pak me komisione politiko-administrative. Shërohen me shtet të fortë ligjor, transparencë dhe institucione funksionale.

Të thuash që industria jonë e ka të pamundur të vetërregullohet dhe për këtë lipset ndërhyrja e qeverisë, do të thotë ta tradhtosh këtë profesion përfundimisht.

Rrumbullak 10 vite më parë protestonim poshtë zyrës së Berishës pas rrahjes së gazetarit Mero Baze. Asokohe pati kolegë që megjithëse nuk e raportuan hiç incidentin në mediat e tyre, iu bashkuan kolegëve në shesh. E mirëkuptueshme: ata nuk ishin pronarë të mediave ku punonin, por treguan se ishin pronarë të vetes së tyre. Të shohim nesër, a vazhdojnë të jenë akoma.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reali “trullos” Interin, fitojnë Bayern dhe Atalanta

Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Champions League. Reali ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua...

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si...

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka qenë i ftuar...

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që...

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak...