Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vd*kja 32-vjeçarit/Berisha akuza policisë, thirrje për një protestë të madhe

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vd*kja 32-vjeçarit/Berisha akuza policisë, thirrje për një protestë të madhe

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sërish për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, pasi u shoqërua nga policia.  Sali Berisha ka vijuar akuzat kundër Policisë së Shtetit, duke e bërë përgjegjëse vrasjen e Lear Kurtit. Ai thotë se ka prova e kanë torturuar duke e lënë të vdekur në makinë. Sipas tij, policët janë sjellë “shtazërisht” me 32-vjeçarin, teksa e quajti ngjarjen vrasje shtetërore.

“Prisni kur të na thonë se në një pellg atje ishte një revole. E kanë ndjekur se s’paraqiti dokumentin në një distancë të gjatë, e kanë kapur, e kanë futur në makinë, janë sjellë shtazërisht dhe burimi thotë se në komisariat e kanë sjellë pa ndjenja ose të vdekur. Nuk kanë marrë autoambulancë për ta çuar në spital, e dërguan me makinë në spital, de fakto në morg. Gjithçka tregon se është dora kriminale e vrasësve me uniformë, që i morën shpirtin një 32-vjeçari në Tiranë”, tha Berisha jashtë Kuvendit.

“Kriminelë me uniformë i morën jetën të riut Lear Kurti. Kjo është një vrasje shtetërore e shëmtuar, e banditëve të Edi Ramës dhe ministrit të tij të familjes, Çuçi. Me këtë rast, unë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së të riut Lear Kurti.

Por shpreh revoltën time më të fuqishme ndaj këtij akti kriminal të përsëritur, të vrasësve me uniformë, për të cilët nuk ekziston asnjë lloj norme, ligji apo morali. Ky është akti i disatë që vrasës me uniformë u marrin jetën të rinjve në rrugë, në makinat e policisë apo komisariat.

Ky akt i shëmtuar është një dëshmi tjetër se Shqipëria qeveriset nga një bandë e udhëhequr nga Rama dhe miku i familjes, Çuçi. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë të rinjve të ngrihen fuqishëm në një protestë të madhe, të protestojnë kundër kësaj vrasje mizore, kundër kësaj vrasje me torturë, e kanë vdekur në makinën e policisë.

E kanë çuar të vdekur në spital. Nuk kanë kryer as gjërat më minimale dhe siç e patë ju, parlamenti i tyre refuzoi të mbajë një minutë heshtje. Qëndroi në anën e vrasësve, jo të viktimës. Edhe ky është një akt i shëmtuar.

Nuk ka se si, nuk janë rastësi këto përsëritje periodike. Policia është e mbushur me vrasës dhe trafikantë, është e mbushur me patronazhistë kriminelë. Ndaj ndodhin këto. Po të marrësh vrasjet nga policia në harkun 18-mujor, janë më të shumta se në SHBA dhe Europë të marra së bashku. Ndaj këtu mbetet vetëm protesta dhe përballja me këta hajdutë për shpëtimin e jetës”, tha me tej kryedemokrati.

Tags: BerishaLear Kurtipoliciatirane

TË LIDHURA

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri
Politikë

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së
Aktualitet

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Next Post
Escobar: Një marrëveshje Kosovë-Serbi është e mundshme shpejt

Escobar: Një marrëveshje Kosovë-Serbi është e mundshme shpejt

Gjysmë ore pro evropian!

“Primaret” kanë përfunduar më 6 Mars

Ngjela: Meta dhe Berisha janë konsumuar, nuk kanë kryer asnjë reformë

Ngjela tregon “akuzën" që do të ngrihet ndaj Ramës







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com