Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ngrihet flamuri i BE-së para Kryeministrisë, Rama: Do kisha dashur që të ishte edhe opozita

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Ngrihet flamuri i BE-së para Kryeministrisë, Rama: Do kisha dashur që të ishte edhe opozita

Një ditë pas çeljes së negociatave, sot në godinën e Kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa mungonte opozita. Rama tha se do të kishte dashur që opozita të ishte e pranishme, pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh i Shqipërisë me BE-në, kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës.

“Shumë të dashur qytetarë dhe qytetare, shqiptarë dhe shqiptare. Sot është një ditë e re për Shqipërinë dhe ju falenderoj ju që jeni këtu për ceremoninë e ngritjes, pas çeljes së negociatave. Prania juaj këtu është më shumë se një prani protokollare, pasi ju me institucionet që përfaqësoni jeni kontributorë për rrugëtimin e rrugës evropiane të Shqipërisë.

Ngritja e këtij flamuri në selinë e Kryeministrisë shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel. Jo vetëm në marrëdhëniet me BE, por edhe në të ardhmen e saj, me institucionet, liritë dhe të drejtat, sigurinë në çdo drejtim.  Ky moment shënon ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me rregullat dhe vlerat evropiane”.

Kryeministri shprehu dëshirën që opozita të ishte e pranishme gjatë ceremonisë së sotme. “Do të kisha dashur sot që këtu të ishte dhe opozita, sepse ky nivel i ri marrëdhëniesh i Shqipërisë me BE-në kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Por sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga korrupsioni domethënës tek minimi i demokracisë dhe një pjesë tjetër e cila ndryshon nga e para se nuk është damkosur si e padëshirueshme për partnerët tanë ndërkombëtarë, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para. Hë për hë do bëjmë siç kemi bërë gjithmonë.

Unë e di se mes përfaqësuesve të vendeve mike dhe aleatë ka disa që i gëzohen kësaj arritjeje historike më shumë se disa syrre mes nesh që nxijnë si shpirti i tyre. Dua  jo vetëm t’i falënderoj sot për gjithçka bënë që negociata të hapen dhe Shqipëria të ngjitet në rrugën drejt majës ku populli shqiptar meritor, dua edhe t’i kërkoj ndjesë për gjithçka që i kanë dëgjuar veshët nga gojët e shthurura të Shqipërisë”.

Dje Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje, në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë.

Tags: beintegrimirama

TË LIDHURA

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026
Aktualitet

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

20:13 | 01/04/2026
Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!
Aktualitet

Braçe: Plehrat bllokojnë trotuaret, turp!

20:00 | 01/04/2026
Vendimi i Qeverisë, Rama i kalon Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave
Kryesore

Vendimi i Qeverisë, Rama i kalon Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave

19:49 | 01/04/2026
Next Post
A do të qëndrojë apo do të shkojë? Dilema italiane e Mario Draghit

A do të qëndrojë apo do të shkojë? Dilema italiane e Mario Draghit

Sri Lanka voton, kryeministri caktohet president në detyrë

Sri Lanka voton, kryeministri caktohet president në detyrë

Infektohet me linë e majmunëve shqiptari në Thesali

Infektohet me linë e majmunëve shqiptari në Thesali







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

BE jep 2 mln euro për Kubën për krizën ekonomike dhe energjetike
Bota

BE jep 2 mln euro për Kubën për krizën ekonomike dhe energjetike

by mirseda
20:50 | 01/04/2026
0

Bashkimi Evropian do të ofrojë 2 milionë euro ndihmë humanitare për popullin e Kubës, pasi po vuan...

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

20:33 | 01/04/2026
Eliminimi i Polonisë, Lewandowski mendon tërheqjen nga kombëtarja

Eliminimi i Polonisë, Lewandowski mendon tërheqjen nga kombëtarja

20:29 | 01/04/2026
Lufta në Iran/ Franca kërkon përfshirjen e Kinës në hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran/ Franca kërkon përfshirjen e Kinës në hapjen e Ngushticës së Hormuzit

20:18 | 01/04/2026
Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

20:13 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com