Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Sri Lanka voton, kryeministri caktohet president në detyrë

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant

Deputetët e Sri Lankës kanë zgjedhur kryeministrin Ranil Wickremesinghe si presidentin e ri të vendit, pavarësisht jo popullaritetit të tij në publik.

Wickremesinghe përballet me detyrën për të nxjerrë vendin nga kolapsi i tij ekonomik, dhe për të rivendosur rendin publik pas muajsh protestash masive. Ai mundi rivalin e tij kryesor për këtë detyrë, Dullus Alahapperuma, me 134 vota kundër 82 në votimin parlamentar.

Ish-presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa u largua nga vendi javën e kaluar. Ai shkoi në Maldive dhe më pas në Singapor, pasi mijëra protestues sulmuan rezidencat e tij presidenciale dhe ndërtesat e tjera qeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Ata kishin kërkuar gjithashtu dorëheqjen e zotit Wickremesinghe, i cili u emërua kryeministër në maj. Protestuesit dogjën shtëpinë e tij private dhe gjithashtu sulmuan zyrën e tij kryeministrore në Colombo në demonstrata kundër udhëheqjes së tij.

Sri Lanka ka falimentuar dhe përballet me mungesa akute të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë.

Pas zgjedhjes së tij, Wickremesinghe i tha parlamentit se kombi ishte “në një situatë shumë të vështirë” duke shtuar se “ne kemi sfida të mëdha përpara”.

Ai do të synojë të rivendosë stabilitetin politik në Sri Lanka, në mënyrë që ajo të mund të rifillojë negociatat e ngecura me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një paketë shpëtimi.

Ai bëri thirrje për unitet politik dhe partitë opozitare që të punojnë me qeverinë e tij për të mirën e vendit. Megjithatë zgjedhja e tij mund të shkaktojë trazira të mëtejshme dhe protesta masive. Për dy javët e fundit, demonstruesit i kishin bërë thirrje vazhdimisht zotit Wickremesinghe të jepte dorëheqjen, pasi ata e shohin atë si pjesë të elitës politike që kishte keqtrajtuar financat e Sri Lankës.

Wickremesinghe është gjashtë herë kryeministër i cili ka qenë në politikën e Sri Lankës për 45 vjet. Ai sfidoi thirrjet e protestuesve për të dhënë dorëheqjen javën e kaluar, pavarësisht protestave të mëdha. Ai mori postin e ushtruesit të detyrës së presidentit pasi Rajapaksa u largua, dhe fitorja e tij të mërkurën do të thotë se ai do të mbajë pjesën tjetër të mandatit presidencial deri në nëntor 2024.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today 

Tags: Gotabaya RajapaksaRanil WickremesingheSri Lanka

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Infektohet me linë e majmunëve shqiptari në Thesali

Noizy flet për sherrin e bujshëm me Ledion Liçon: Në nerva e sipër nuk e kontrollova dot veten (VIDEO)

Rama tha se nuk dinte kush ishte opozita, nxehet Berisha: Mohimi, forma ekstreme e lepurit në bark







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com