Nga Brukseli, ku po zhvillohet sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama tha se do të punojë fort për të ndërtuar një Shqipëri të fortë dhe demokratike. Në konferencën për shtyp para nisjes së negociatave nga Brukseli, Rama tha se kjo ditë vjen falë jo dorëzimit të popullit shqiptar për ëndrrën evropiane. Ai tha më tej se nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e Presidencës franceze dhe Presidentit të Francës.
“Dua të falënderoj së pari Presidentin e Komisionit Evropian, znj. Ursula, e cila e di dhe e dinte se si të bëhej një prani gjermano-ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftojnë për vendet anëtarë dhe vendet aspiruese.
Unë dua të falënderoj edhe znj. Angela Merkel e cila ka datëlindjen dhe doja t’iu uroja gjithë të mirat. Ne nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e Presidencës franceze dhe Presidentit të Francës Emanuelit. Ai shtroi rrugën për zhbllokimin e kësaj situatë absurde.
Populli shqiptar kurrë nuk u dorëzoja dhe kurrë nuk reshti së ëndërruari ndjekjen e rrugëtimit evropian. Dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë këto 3 vitet e fundit, mes vështirësive të fundit. Këto situata të vështira na forcuan më shumë seç ishim”, tha Rama.