Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Afganët në Shqipëri/Rama nderohet me çmim: Më erdhi turp nga refuzimi i vendeve të pasura

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Afganët në Shqipëri/Rama nderohet me çmim: Më erdhi turp nga refuzimi i vendeve të pasura

Kryeministri Edi Rama është nderuar me një çmim në New York, për strehimin e afganëve në vendin tonë. Ai tha qartësisht se pasi pa hezitimin nga shumë vende të pasura, ndjeu diçka që mund të përshkruhet vetëm me një emër: Turp. Marrë shkas nga pyetjet e shumta se pse Shqipëria duhet të ndërmerrte këtë hap të madh, kreu i qeverisë pohoi se përgjigjen e kësaj pyetje e gjejmë në historinë tonë, që është një histori mikpritjeje, respekti karshi njerëzve në nevojë.

“Jam shumë, shumë mirënjohës, por jam edhe tejet i keqardhur, që më duhet të përsëris diçka që e kam thënë shumë herë, sa në pozitë ndihem.

Mos më keqkuptoni, është një nder, nder i madh e gjithashtu, një kënaqësi e madhe që gjendem sot këtu, po nuk arrij dot ende të bëj paqe me faktin që ajo ç’ka duhej të ishte rregulli, është përjashtim.

Më duhet t’ju them, duke qenë se jemi këtu pas dyerve të mbyllura e nuk na dëgjon kurrkush, se ajo çfarë ndjeva përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vinin nga vende mjaft më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: “Turp”.

Shumë njerëz më kanë pyetur: “Pse? Pse do ta bënte Shqipëria këtë? Pse do e merrja unë këtë vendim?” Ndoshta, edhe në këtë sallë ka njerëz që pyesin veten “pse”, si ndodhi që një prej vendeve më të varfra të Europës ishte një ndër vendet e para që u hapi dyert njerëzve, që përpëliteshin mes jetës e vdekjes.

Përgjigjen e kësaj pyetje e gjejmë në historinë tonë, që është një histori mikpritjeje, një histori respekti karshi njerëzve në nevojë, një histori e mishëruar në Kushtetutën tonë të parë, kodin e shqiptarëve, ku shkruhet: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

Me “mik” nuk nënkuptohej thjesht ai që ftohej, por ai që të trokiste në derë, se gjendej në nevojë. Në bazë të këtij kodi, trokitja në derë është vullneti i Zotit dhe ti duhet ta hapësh. Kujtdo që i bie asaj dere i duhet dhënë strehë, kujdes dhe mbrojtje.

Ndoshta këtu e ka zanafillën arsyeja se pse Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që pati më shumë hebrenj pas luftës sesa para saj; vendi ku asnjë hebre, as edhe një i vetëm, nuk iu dorëzua nazistëve. Në ato kohëra aq tragjike, kur hebrenjtë braktisnin shtëpitë e tyre kudo në Europë, Shqipëria u bë vendi tek i cili hebrenjtë vinin, nuk iknin; vinin për t’u mbrojtur”, tha Rama.

Tags: afganetramashqiperi

TË LIDHURA

Berisha akuza: Nuk i hedh kostumet, por i fsheh dosjet! Manja: E vetmja herë ku nuk ke gënjyer…
Politikë

Berisha akuza: Nuk i hedh kostumet, por i fsheh dosjet! Manja: E vetmja herë ku nuk ke gënjyer…

11:15 | 27/10/2025
Balla i ashpër me Berishën: Dëgjuam djallin që flet për Biblën!
Politikë

Balla i ashpër me Berishën: Dëgjuam djallin që flet për Biblën!

11:10 | 27/10/2025
PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore
Politikë

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

11:05 | 27/10/2025
Next Post
Abuzimi me tenderin/1 vit e 4 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi

Abuzimi me tenderin/1 vit e 4 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi

Qeset për transportin e mbetjeve do jenë në treg! Kumbaro sqaron detajet

Qeset për transportin e mbetjeve do jenë në treg! Kumbaro sqaron detajet

Shkarja mendore e Ermonelës për genocidin serb

Shkarja mendore e Ermonelës për genocidin serb







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Berisha akuza: Nuk i hedh kostumet, por i fsheh dosjet! Manja: E vetmja herë ku nuk ke gënjyer…
Politikë

Berisha akuza: Nuk i hedh kostumet, por i fsheh dosjet! Manja: E vetmja herë ku nuk ke gënjyer…

by mirseda
11:15 | 27/10/2025
0

Me tensione ka nisur dhe po vijon seanca në Kuvend. Ulsi Manja: Për herë të parë në...

Balla i ashpër me Berishën: Dëgjuam djallin që flet për Biblën!

Balla i ashpër me Berishën: Dëgjuam djallin që flet për Biblën!

11:10 | 27/10/2025
PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

11:05 | 27/10/2025
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sillet në masa të rrepta sigurie Gjon Shkambi në Gjykatën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sillet në masa të rrepta sigurie Gjon Shkambi në Gjykatën e Apelit

10:00 | 27/10/2025
LDK në Fushë Kosovë arrin koalicion me PDK-në

LDK në Fushë Kosovë arrin koalicion me PDK-në

09:44 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com