Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Dështon marrëveshja për targat, BE kërkon vetëpërmbajtje

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Dështon marrëveshja për targat, BE kërkon vetëpërmbajtje

Simbolet shtetërore në targat e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë të mbulohen me letër ngjitëse kur kalojnë kufijtë e të dy vendeve edhe në të ardhmen. Nuk dihet kur do të arrihet marrëveshja mes palëve.

Për dy ditë radhazi delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit diskutuan në Bruksel nën ndërmjetësimin e BE-së për çështjen e targave të automjeteve, por nuk arritën dot marrëveshje. Palët ia hodhën fajin njëra tjetrës, ndërsa, ndërmjetësi i dialogut Miroslav Lajçak, pret nga të gjithë aktorët që “të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren”. Pas takimit në Bruksel Mirosllav Lajçak, përmes një postimi në Twitter ftoi kryenegociatorët e të dy palëve që të takohen sërish për të vazhduar diskutimet edhe për çështje të tjera aktuale. “Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren”, shkroi Lajçak.

Kryenegociatorët ia hedhin fajin njëri-tjetrit. Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi thotë se është pala serbe që nuk ofroi asnjë alternativë për zgjidhje dhe thjesht sipas tij, ajo “s’kishte gatishmëri”. “Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri tek një draft-propozim që do të na bartej ne sot për diskutim. Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit”, tha Bislimi. Sipas tij, “ka gjashtë muaj që nga marrëveshja e përkohshme që pala serbe nuk ka aspak interesim për zgjidhje”.

Besnik Bislimi kritikon se pala serbe është marrë këto gjashtë muaj “me elemente margjinale, që tregojnë se thjesht duan të sabotojnë punën e grupit punues.” Ai e quajti të “hidhur” mungesën e rezultatit të bisedimeve. “Ne u munduam që të gjejmë një opcion kalimtar, duke e bartur përgjegjësinë e grupit punues tek kryenegociatorët për një periudhë kohore 30 ditësh. Edhe këtu Serbia nuk ishte e gatshme të bashkëpunojë kështu që mund të them se ideja për arritjen e një marrëveshjeje për targat ka dështuar.”

Petkoviq akuzon palën kosovare se nuk ka qenë e gatshme për propozime

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq akuzoi palën kosovare se “nuk ka qenë e gatshme për asnjë propozim gjatë gjashtë muajve sa kanë funksionuar grupet punuese për targat”. Në mungesë të një marrëveshjeje të përhershme për targat, mbulimi i simboleve shtetërore me  letra ngjitëse do të vazhdojë edhe pas datës 21 prill, tha ai. “Askush nuk duhet të shqetësohet. Marrëveshja për regjimin e letrave ngjitëse është ende në fuqi. Derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme në një nivel të lartë, regjimi i letrave ngjitëse do të vazhdojë.”

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ndërkaq thekson, se u mbetet krerëve shtetërorë se si të vazhdohet tutje, duke shtuar  se “Kosova lirinë e lëvizjes do ta trajtojë ashtu siç e trajton edhe pala serbe”.

Marrëveshja e përkohshme

Kosova dhe Serbia  arritën një marrëveshje të përkohshme të targave më 30 shtator të vitit të shkuar me ndërmjetësimin e BE-së. Marrëveshja e përkohshme pasoi vendimin e 20 shtatorit të Qeverisë së Kosovës që vendosi masën e reciprocitetit për çështjen e targave serbe. Me këtë masë çdo veturë  e Serbisë që hynte në territorin e Kosovës duhet të merrte targa provuese. Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro. Edhe qytetarët e Kosovës, të cilët kishin targa RKS përgjatë 10 viteve të shkuara  kur hynin në territorin e Serbisë, paguanin rreth pesë euro për targat provuese, që vlenin për 60 ditë.

Atëherë masa e reciprocitetit e vendosur nga qeveria e Kosovës për targat nxiti protesta dhe bllokada të rrugëve nga serbët e veriut, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. E në Bashkimin Evropian besojnë se “ka hapësirë për kompromis” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe shpresojnë që të gjendet një zgjidhje, sepse diçka e tillë jo vetëm që do të ndihmonte lirinë e lëvizjes, por do të shënonte një kthesë pozitive në dialogun Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet pikërisht nga Bashkimi Evropian. /DW

Tags: bekosovepoliciaserbitargat

TË LIDHURA

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Berisha sfidon ndërkombëtarët: Kushdo që ka prova, marr çdo vendim

Një falenderim për Sali Berishën

“Ky është vetëm fillimi”/Yuri Kim paralajmëron politikanët e korruptuar

Yuri Kim i jep goditjen e fortë Berishës: Askush nuk është mbi ligjin!

Johnny Depp kundër ish gruas: Ajo ishte e dhunshme me mua, më preu gishtin

Johnny Depp kundër ish gruas: Ajo ishte e dhunshme me mua, më preu gishtin







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Gjykim masiv në El Salvador, 500 të pandehur akuzohen për mijëra krime
Bota

Gjykim masiv në El Salvador, 500 të pandehur akuzohen për mijëra krime

by mirseda
09:10 | 21/04/2026
0

Departamenti i Drejtësisë në El Salvador filloi gjyqin e 492 anëtarëve të dyshuar të bandës Mara Salvatrucha...

Javë vendimtare në Kosovë, analiza nga DW: President apo zgjedhje të reja?

Javë vendimtare në Kosovë, analiza nga DW: President apo zgjedhje të reja?

09:03 | 21/04/2026
Ngushtica e Hormuzit sërish e mbyllur dhe mundësia e bisedimeve në Islamabad,

Ngushtica e Hormuzit sërish e mbyllur dhe mundësia e bisedimeve në Islamabad,

09:00 | 21/04/2026
Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

23:53 | 20/04/2026
Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com