Teksa të gjithë janë në pritje të vendimit të Kushtetueses nëse do të vendos në favor të shkarkimit apo jo të tij, presidenti Ilir Meta shfaqet i qeshur dhe i qetë krahë përfaqësuesve të tij ligjor, që do e përfaqësojnë në seancën në Gjykatën Kushtetuese.
Ai ka konfirmuar se nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, ku do të vendoset nëse do të shkarkohet apo jo nga detyra.
Një mesazh ka dhënë edhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ka publikuar sot një video nga makina.
Kryemadhi thotë se duhet të mendoni pozitivisht, edhe pse është ditë me shi.
“Mirëmëngjes. ditë me shi por mendoni pozitivisht, mendoni bukur. Gëzojeni shpirtin. Ditë të mbarë”, thotë Kryemadhi.
View this post on Instagram