Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Nesër ekzekutojmë vendimin”, Berisha nuk i ndahet Bashës

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Sot është dita e tretë ku Grupi i Rithemelimit iu drejtua selisë së Partisë Demokratike, dhe u përballën me të njëjtën situatë, atë të dyerve të mbyllura. Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk kanë mundur dot që të hapnin derën kryesore.

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Ervin Minarolli dhe sekretari i FRPD, Grigels Muçollari, u prononcuan për mediat në lidhje me këtë situatë. Minarolli tha se është rast unikal që një parti mbyll dyert për mbështetësit e tij.

“Kjo është situata sot në PD. Kemi tentuar dhe dje e pardje, deputetë, anëtarë të Grupit të Rithemelimit, por selia është e mbyllur. Është rast unikal që partia mbyll dyert e mbështetësit e vet. Flitet për të ardhmen, por kjo është e ardhmja që ofron PD sot. Është një parti pa vizion, ndaj është i nevojshëm rithemelimi. Nesër demokratët nga e gjithë Shqipëria, do të ekzekutojnë vendimin”, tha Minarolli.

Nga ana tjetër, Muçollari theksoi se s’ka pasur transparencë ne emrat e lexuar, për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor, Kuvend ky i thërritur me vendim kryesie. Sipas tij, një pjesë e emrave të lexuar janë persona që nuk ekzistojnë, e një pjesë tjetër, persona që nuk janë anëtar të PD.

“Do të doja t’ju vendosja në dijeni, që këta janë një grup njerëzish që kanë uzurpuar partinë. Deputeti Bardhi ka mashtruar opinionin publik dhe ato pak demokratë që e mbështesin. Bardhi ka lexuar mbi 4200 emra që kanë qenë të pranishëm në anti-Kuvendin që kanë lexuar. Delegatët që ka lexuar z. Bardhi, kanë qenë mbi 2 mijë, ndërsa shumica s’kanë qenë aty. Z. Bardhi ka lexuar emrat nga dy herë, e tre herë për të falsifikuar të dhënat.

Rreth 381 emra i kanë sajuar në mënyrë të qëllimshme. Këta emra s’janë realë. Mbi 1600 janë shtuar në mënyrë artificiale, e s’janë pjesë e PD. Këta rezultojnë se janë njerëz të shpikur. Kjo është situata sot, ky është deputeti Bardhi që ka mashtruar ato pak deputetë që e mbështesin”, u shpreh Muçollari.

Kjo është dita e tretë që përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit shkojnë në PD. Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’, protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë.

Tags: bashaBerishaprotesta

TË LIDHURA

Aktualitet

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026
Aktualitet

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Aktualitet

Vlorë/ Nesër kufizohet furnizimi me ujë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet

22:41 | 13/10/2026
Next Post

Dyfishohet numri i infektimeve me koronavirus, Tirana mbetet vatra kryesore

Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, Manastirliu: Merrni dozën përforcuese!

Trajtim i rënies së flokëve kundrejt votave? Shokon kandidati për president







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com