Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Skandali që bëri bujë në Shqipëri/Elisabeta Imeraj zbardh hetimet

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skandali që bëri bujë në Shqipëri/Elisabeta Imeraj zbardh hetimet

Pas publikimit të pagave të janarit e prillit të 2021, dje ka ardhur dorëheqja e parë. Tre ditë pas rrjedhjes së të dhënave, ka dhënë dorëheqjen Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve, Ervin Muça. Ai është vënë në dispozicion të hetimeve. Ndërkohë një ditë pasi regjistroi procedim penal për “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe për “Shpërdorim Detyre”, Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje 14 ekspertë të IT në institucionet: Drejtoria e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Këta punonjës kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve. Organi i akuzës po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve. Një ditë më parë, Prokuroria vendosi sekuestro mbi serverat e tre institucioneve, nga ku dyshohet se ka patur rrjedhje të dhënave personale. Gjithashtu është ngritur tashmë një grup hetimor për të kryer hetimet përkatëse në AKSHI dhe ISSH, po ashtu edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ndërkohë ditën e djeshme skandali është thelluar pasi ka dalë dhe një listë me targat e automjeteve në pronësi të qytetarëve dhe të bizneseve. Bëhet fjalë për një databazë me mbi 500 mijë emra.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj është shprehur se hetimet për të gjetur autorin që ka shpërndarë listën e pagave vijojnë, duke u shprehur e bindur se përgjegjësit do të gjenden. Ajo paralajmëroi se do të ketë një tjetër konferencë për zbulimin e autorëve, teksa shtoi se grupi hetimor është i përkushtuar dhe do të ketë autorë që do të shkojnë para drejtësisë.

“Ne jemi këtu sot për të bërë me dije veprimet tona hetimore përgjatë disa muajve. Falenderoj Policinë e Shtetit. Duke qenë se është sensitive për shkak të vëmendjes së shtuar. Prokuroria po kryen çdo veprim të nevojshëm hetimor. Veprimet do jenë intensive. Grupi hetimor është i përkushtuar. Dhe normalisht do kemi autorë. Grupi hetimor që heton atë çështje, po kryen veprimet e duhura. Do kemi një konferencë tjetër për zbulimin e autorëve. Do keni një përgjigje, sepse përgjigjja e prokurorëve nuk është me konferenca për shtyp, por me vendimmarrje”, tha Imeraj.

Tags: Drejtuesja e Prokurorisë së TiranësElisabeta Imerajhetimetrrogattargat

TË LIDHURA

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit
Politikë

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal
Aktualitet

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Next Post
Besimtarët festojnë Krishtlindjen 

Besimtarët festojnë Krishtlindjen 

Publikimi i targave, një “b*mbë tymuese” për të shpërqëndruar hetimin e pagave

Publikimi i targave, një "b*mbë tymuese" për të shpërqëndruar hetimin e pagave

‘Krishtlindja’/Austria do të japë një dozë të katërt përforcuese të vaksinës

'Krishtlindja'/Austria do të japë një dozë të katërt përforcuese të vaksinës







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite
Bota

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

by mirseda
23:10 | 03/03/2026
0

Një dron iranian ka goditur një stacion të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane ( CIA ) në...

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

23:07 | 03/03/2026
Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

22:36 | 03/03/2026
Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

22:08 | 03/03/2026
Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

21:22 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com