Sa i takon skandalit të publikuar së fundmi, ku janë publikuar të dhënat personale, pagat dhe vendet e punës të mbi 630 mijë qytetarëve, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është duke kryer veprimet hetimore për veprë penale “shpërdorim detyre”.
Prokuroria ka dërguar grupin hetimor në institucionet e AKSHI-t, ISSH dhe të Drejtorinë e Tatimeve.
Sot janë publikuar të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill.
Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm, dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.