E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Rama flet për pagat: Përpjekje për destabilizim, s’është sulm kibernetik

Në një konferencë nga Kryeministria, Rama i bëri thirrje Prokurorisë të kryejë një hetim të imtësishëm mbi publikimin e pagave të shqiptarëve. Që në krye të fjalës, kreu i qeverisë iu kërkoi ndjesë shqiptarëve për publikimin e këtyre të dhënave. Teksa e cilësoi një përpjekje për destabilizim, Rama paralajmëroi se mund të ketë edhe të tjera përpjekje.

Ai sqaroi se kjo mund të jetë bërë nga persona brenda sistemit, dhe s’ka hackerim.

“Sot ju kemi ftuar për të folur për ngjarjen e qarkullimit të të dhënave mbi pagat e qytetarëve shqiptarë. Në radhë të parë dua t’iu kërkoj një ndjesë të gjithëve, që janë shqetësuar me të drejtë për këtë ndërhyrje, në këtë aspekt të jetës së tyre private.

Ndërkohë dua ta nënvizoj që në fillim se kjo është një ngjarje, e cila meriton të hetohet imtësisht. Uroj, shpresoj dhe ju bëj thirrje organeve ligjzbatuese që ta kryejnë këtë hetim me të gjithë kapacitetet e tyre.

Nga ana tjetër, dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim, nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë, për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet, në një përpjekje që nuk është e para.

Duke pasur parasysh edhe deklarata të bëra nga foltoret e kuvendeve dhe antikuvendeve mund të mos jetë e fundit, prandaj thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë, duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë pa përjashtim inspektorët e Tatimeve, që kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem, apo të tjerë që mund të jenë larguar nga ky sistem në periudhën nga të dhënat e nxjerra deri sot. Por edhe ata që nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve paralajmërojnë zymtira të tjera”, tha kryeministri Rama.

Për kryeministrin Edi Rama, publikimi i pagave të mbi 637 mijë pagave të shqiptarëve është një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm, dhe jo një sulm kibernetik. Sipas kryeministrit, shumë sisteme dixhitale në shumë institucione në vend, përfshirë edhe Tatimet, është sistem i vjetër i krijuar 8 vite më parë. Sakaq, po punohet për të forcuar sigurinë e tyre, për të bërë të pamundur ndërhyrjen nga jashtë.

Lexo edhe :   Shërbimi sekret për të ruajtur Erdoganin, truprojat i kontrolluan ushqimin

“Këtu kemi bërë me një ndërhyrje që duhet hetuar deri në fund, dhe ngjan më shumë si një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm jo nga infiltrimi i jashtëm, në formën e një sulmi kibernetik, gjë që ndodh edhe kjo. Nuk jemi as të parët as të fundit, nëse i referohemi vetëm periudhës së fundit, ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete shumë të lara të mbrojtjes kibernetike, që nga SHBA, Rusi, Britani e Kanada dhe kjo është një sfidë e re e kohës.

Sot qytetarët duan te dinë se sa të sigurta janë ndërveprime e tyre me sistemin tonë të ndërveprimit dixhital, në rastin konkret në sistemin e Tatimeve kemi të bëjmë me një sistem dixhital të krijuar më shumë se 8 vite më parë, me një kredi të butë të një vendi të BE, ku janë angazhuar forca teknike të përbashkëta të atij vendi dhe vendit tonë që janë administratorët e këtij sistemi.

Lexo edhe :   Tirana në “shtetrrethim”, Erdogan mbrohet nga Garda, RENEA dhe efektivët turq

Nuk e them për të hedhur hije dyshimi mbi ta, por për të thënë që ky sistem si dhe ndonjë tjetër, i përkasin një trashëgimie për të cilën po punohet vijimësisht që nuk është diçka e lehtë për t’u bërë. Ne jemi të ekspozuar ndaj sulmeve kibermitike dhe AKSH që funksionon me 3 shtylla, kërkimin shkencor, programimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, përballet rregullisht në mënyrë të përditshme me sulme kibernitike që nuk bëhen publike.

Për të forcuar sistemi e mbrojtjes, po punojmë në bazë të marrëveshjes me qeverinë amerikane, për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të ekselencës së mbrojtjes kibernetike General Jones, kompania që është përfshirë në mbrojtjen e të dhënave në OST. Sistemi është i vjetër. Atëherë ky ekspozim është më i lartë. AKSH-i sot ka hyrë në një fazë të re, duke filluar të përdorë teknologjinë ‘block chain’, e cila e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen. Çdo lloj lëvizje është e regjistruar dhe çdo lloj lëvizje të të dhënave është e pamundur”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...