E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Meta dekoron dy diplomatët Marko Bello dhe Bashkim Rama pas vdekjes

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes me titullin “Për Merita të Veçanta Civile” ish-deputetin Marko Bello dhe Bashkim Ramën. Me propozim të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, presidenti Meta ka vlerësuar me titullin “Për Merita të Veçanta Civile” dy diplomatë të shquar të vendit tonë, personalitete të jetës politike dhe shoqërore, që nuk janë më mes nesh, Marko Bello dhe Bashkim Rama.

“I dalluar për integritetin e lartë, tolerancën dhe konstruktivitetin, duke dëshmuar një përgjegjshmëri të lartë në kryerjen e çdo detyre shtetërore edhe si ambasador, ish-deputeti dhe ish-ministri Marko Bello kujtohet sot me respekt nga të gjithë, për kontributet e shquara, që ka dhënë në të gjitha fushat. Bashkim Rama, me një karrierë të suksesshme në diplomaci, ish-Drejtor i Akademisë Diplomatike, ish-Ambasador dhe njohës i shkëlqyer i çështjeve rajonale, me trashëgiminë e lënë vijon të mbetet një shembull për diplomatët e rinj. Përherë mirënjohës për kontributin e dhënë prej tyre që politika e jashtme e Shqipërisë të jetë e qëndrueshme dhe e besueshme, në shërbim të integrimit europian dhe mbrojtjes të interesave kombëtare”, shprehet Meta.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...