Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Meta refuzon të dekretojë buxhetin e ri, tenton të fusë në kaos institucionet

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Plotësimi i vakancave të AMA/ Meta: Qeveria po kap lirinë e medias

Dje presidenti Meta bllokoi buxhetin e vitit 2022. Lëvizja e tij fut në kaos institucionet, pasi nëse buxheti nuk dekretohet nga Kreu i Shtetit, atëherë nuk mund të ketë as fonde për institucionet në vend.

Në datën 20 dhjetor mbahet seanca e fundit e Kuvendit, dhe mazhoranca nuk ka kohë të mjaftueshme për të shqyrtojë dekretin, dhe kështu do të duhet që ta shqyrtojë nga mesi i muajit janar i vitit 2022. Në arsyet e kthimit për rishqyrtim në Kuvend për buxhetin e vitit 2022, presidenti Ilir Meta e ka konsideruar atë si një plan financiar antisocial.

“Në tërësinë e tij, buxheti është një plan financiar antisocial. Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale. Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë.

Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor”, arsyeton Meta në vendimin e tij.

“Buxheti i vitit 2022 nuk reflekton një politikë të kujdesit social, për të përmirësuar gjendjen sociale në tërësi, si dhe në veçanti të personave në kufijtë e varfërisë. Gjendja sociale në vitin 2020 dhe në vazhdim në vitin 2021, është përkeqësuar më tej për shkak të rritjes së shpenzimeve familjare për shëndetësinë, rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore, të uljes reale të të ardhurave, etj.”, deklaron Meta.

Duke iu referuar argumenteve të presidentit Meta, buxheti paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik.

“Buxheti i vitit 2022 reflekton rritje të kostos së borxhit publik, të shpenzimeve operative, të shpenzimeve për koncesionet me mbështetje buxhetore, si dhe një nivel të lartë të investimeve publike. Në periudhën 2000 -2021, produktiviteti i borxhit i vlerësuar si raport i zgjerimit të Produktit të Brendshëm Bruto kundrejt zgjerimit të stokut të borxhit është përkeqësuar. Qeveria nuk bën transparente efektivitetin e përdorimit të borxhit dhe ndikimin në rritjen ekonomike”, thotë presidenti.

Buxheti 2022 është miratuar në Kuvend me 77 vota pro dhe 46 kundër më 25 nëntor të këtij viti, dhe parashikon që të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe të shpenzohen 637.6 miliardë lekë. Buxheti i ri parashikon rritje të pagesës së papunësisë, dyfishimin e ndihmës ekonomike për 15 mijë familje në vend si dhe trefishimin e ndihmës për familjet në nevojë me 3 fëmijë. Po ashtu do të rriten pagat me 6% për bluzat e bardha dhe arsimtarët, rritje me 7% për pagat e Gardës së Republikës, si dhe rritje me 30% për personelin e forcave të armatosura. Sa i takon pagës minimale ajo do të arrij në 32 mijë lekë brenda 2022, ndërkohë që për pensionet do të ketë vetëm indeksim sa vlera e inflacionit si dhe do të jepet bonus 5 mijë lekë në fundvit.

Tags: BuxhetiinstitucionetMeta

TË LIDHURA

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim
Aktualitet

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Next Post
Britania paralajmëron Rusinë se do përballet me pasoja nëse pushton Ukrainën

Britania paralajmëron Rusinë se do përballet me pasoja nëse pushton Ukrainën

SHBA goditet nga 19 tornado, humbin jetën dy persona

SHBA goditet nga 19 tornado, humbin jetën dy persona

Ringritje apo ndarje e Partisë Demokratike?

Ringritje apo ndarje e Partisë Demokratike?







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com