Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Escobar shpërfill Berishën: Ftojmë Bashën për vizitë në Uashington

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Escobar shpërfill Berishën: Ftojmë Bashën për vizitë në Uashington

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur haptazi mbështetjen ndaj kryetarit demokrat Lulzim Basha. Ai tha sot për mediat se e ka ftuar Bashën në Uashington për një vizitë zyrtare.

Kjo ftesë vjen edhe pas deklaratave të ndryshme se kryedemokrati nuk e kalon dot oqeanin, dhe se mund të mos e marrë vizën. Gabriel Escobar tha për mediat se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë një angazhim i vazhdueshëm i institucioneve shqiptare.

“Jam i kënaqur që ndodhem këtu në Tiranë. Është vizita e parë dhe më kanë mikpritur shumë mirë. Isha i lumtur që u takova me opozitën. Na shprehën angazhimin e tyre ndaj NATO-s dhe BE-së, si dhe luftën kundër korrupsionit. Do të jetë e nevojshme angazhimi i institucioneve për ta bërë realitet. Pres me kënaqësi të zhvillojë bisedime të tjera gjatë pasdites, dhe shpresoj që ta takoj sa më shpejt z. Basha në Uashington”, deklaroi Escobar.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se interesi i PD-së është lufta kundër korrupsionit, angazhim i marrë edhe nga aleati strategjik i vendit tonë. Basha mirëpriti ftesën e Escobar për vizitë në Uashington, teksa tha se po e planifikon atë së shpejti.

“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpres sot përfaqësuesin e lartë të SHBA-së. Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si interes kombëtar i SHBA-së, është dhe më shumë interes kombëtar i Shqipërisë, ajo për të cilën PD ka luftuar dhe është përpjekur më shumë se çdo gjë tjetër këto tetë vite.

Te ligji për SPAK dhe BKH, iniciativa për Vettingun e politikanëve, dëshmojnë se PD ka qenë dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit që është kyçi për zgjidhjen e problemeve që ka Shqipëria sot. Betejat e PD-së kanë qenë këto dhe është kënaqësi e jashtëzakonshme të shohim një rikthim në SHBA në Ballkan dhe Shqipëri të një beteje që e kemi luftuar prej vitesh.

Diskutuam për të gjitha çështjet e aktualitetit në vend edhe në rajon. Bëra të qartë qëndrimin e PD-së për pacenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës. Në këtë qëndrim që paraqita, kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë të Escobar. Diskutuam edhe për ecjen përpara të drejtësisë, ku kyç është dënimi i politikanëve të korruptuar.

Çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimeve ndërsa për vendimet e departamentit të shtetit do të dëgjoni nga vetë Escobar. Ftesë për në Uashington e mirëpres, dhe padiskutim po planifikoj një vizitë për në Uashington”, tha Basha.

Tags: bashaBerishaGabriel Escobar

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
“Nuk e dija që vëllai ishte dënuar për drogë”, shkarkohet gjyqtarja

“Nuk e dija që vëllai ishte dënuar për drogë”, shkarkohet gjyqtarja

Finlandë/Kryeministrja kërkon falje që nuk u izolua, pasi doli në një klub nate

Finlandë/Kryeministrja kërkon falje që nuk u izolua, pasi doli në një klub nate

Semi hoqi Donaldin nga Instagrami, Romeo ‘merr hak’ për të vëllanë

Semi hoqi Donaldin nga Instagrami, Romeo 'merr hak' për të vëllanë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com