Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kush e ringjalli berishizmin?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
FOTO/Basha braktis Berishën, ja ku u ul ish-kryeministri në Kuvend

Nga: Artur Ajazi

I janë sulur të gjithë “Foltores”, i janë sulur të gjithë Saliut, dhe ata që deri dje e sikterrisën Bashën, sot po e mbrojnë. Por pse duhet mbrojtur Basha, pse duhet marrë ai nën “sqetull”, vetëm sepse sot na u rishfaq Berisha, dhe po mbledh militantët në salla dhe kinoteatre? Kur nuk vlen, kur nuk je i zoti të bësh detyrën, të bësh opozitën, kur nuk je i zoti të mbledhësh turmat, ti frymëzosh dhe ti bësh të besojnë tek ti, fajin e ka Saliu?

Askush nuk e do, dhe nuk e kërkon rikthimin e Sali Berishës në pushtet, askush nuk e kërkon rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike, por edhe Lulzim Basha nuk duhet të qëndrojë as 1 minutë në krye të saj. Ajo forcë politike, nuk i përket as Berishës, as Mul Nokës, as Bashës, as Gaz Bardhit dhe as Grida Dumës, ajo i përket demokratëve, dhe ata duhet të vendosin me votë të lirë, dhe jo votë të imponuar dhe të blerë për liderin e tyre.

Tashmë është fiks, momenti i duhur për ta rithemeluar atë parti. Por ajo që nuk konceptohet dhe nuk kuptohet, është fakti i mungesës së kurajos nga elementë të papërlyer dhe të papërfolur, për të qenë kandidatë për postin e kryetarit të saj. Stepen, hezitojnë, shprehen “të shohim, të mendohemi”, dhe i lënë kohë të lirë “Foltores” apo dhe gjetjeve të tjera të sajuara nga ish-kryetari.

Kurrë nuk mund ta bëjë “rithemelimin” e saj Sali Berisha, njeriu që para 30 vitesh e themeloi, e rrënoi, dhe e privatizoi sipas mënyrës së tij atë parti. Nuk mund ta “rikonceptojë” strukturalisht atë parti Sali Berisha, që e mbajti 2 dekada e gjysëm peng atë forcë politike, dhe e ktheu në stan personal.

Por as Lulzim Basha nuk mund ta ribashkojë, rithemelojë, apo dhe shpjerë drejt pushtetit atë parti. Ai ka dhënë prova të mjaftueshme se di vetëm të humbë, aq më tepër përballë Edi Ramës. Por ja, që Sali Berisha e kapi në kohën e duhur situatën, nxitoi ti hidhet në sulm Bashës, fabrikoi akuza dhe sajoi “telenovela” ndaj tij, dhe arriti të rizgjojë edhe njëherë berishizmin.

Fajtori, natyrisht mbetet Basha, ndaj dhe nuk ka asnjë arsye, që ai të merret në mbrojtje nga askush. Humbe, largohu, se kush vjen pas teje, nuk ka rëndësi. Ishte në majë, dhe nuk mësove si drejtohet, si afrohet dhe fitohet gara elektorale. Politikan nuk bëhesh sepse ke sharm, sepse ke kostum dhe brilantinë për flokët. Politikan bëhesh kur ke karizëm dhe  aftësi të lindura, kur nuk shtiresh por je vetvetja, dhe kur mban premtimin.

Shqiptarët e harruan Berishën, dhe kujtonin me neveri kohën e tij, por Basha e ringjalli berishizmin. E bëri sërish strumbullarin e skenës politike të Partisë Demokratike, kur duhej të ishte e kundërta. Mendoj se “loja” duhet të ketë katër akte, dhe do të jetë e gjatë mes të dyve. Qetësia acaruese e Bashës, ka shtyrë drejt manovrave të rrezikshme për fatin e asaj partie Berishën.

Ai nuk ka ç’humbet më nga karriera e tij politike, kurse kryetari aktual i partisë, mund të fundoset përfundimisht, dhe as ka shanse të jetë ndonjëherë “kryeministër” me një forcë politike të shqyer. Pozita në të cilën ndodhet sot Basha, të kujton filmin “Shpëtoni ushtarin e mirë Rajan”. Partia Demokratike nuk duhet të jetë “streha vorfnore” e askujt, por forca politike e cila duhej të përmbushë me dinjitet misionin e saj të opozitës së këtij vendi. Nga kjo “gjollurdi” që dihej se do të ndodhte, Lulzim Basha nuk duhet të presë ti vijë ndihma nga përtej Atlantiku, por ti përvishet punës, dhe të ulet këmbëkryq me bazën e partisë. Ndryshe oreksi Sali Berishës do të shkojë përtej “kryetarit të partisë dhe kryeministrit”…Atëhere sa vlen, dhe përse duhet mbrojtur Basha?

Tags: Artur AjazibashaBerisha

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
I zunë pritë sapo doli nga banesa, 40-vjeçari plagoset me dy plumba në bark

Sherr me thika mes nxënësve, 17-vjeçari plagos shokun e klasës

Sara ia pret shkurt DJ PM: S’kam hyrë në “Big Brother” për lidhje (VIDEO)

Sara ia pret shkurt DJ PM: S’kam hyrë në “Big Brother” për lidhje (VIDEO)

Falsifikoi dokumentet/ SPAK arreston ish-zyrtarin e lartë në burgun e Peqinit

Falsifikoi dokumentet/ SPAK arreston ish-zyrtarin e lartë në burgun e Peqinit







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com