E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Sara ia pret shkurt DJ PM: S’kam hyrë në “Big Brother” për lidhje (VIDEO)

DJ PM ka shprehur pëlqimin për Sarën në “Big Brother VIP ”, që në çastet e para të hyrjes në banesë. Por nga ana e Sarës nuk janë plotësisht të njëjtat ndjenja, dhe ajo ka deklaruar se nuk ka hyrë në BBV për të krijuar një lidhje. Në një bisedë që kanë bërë me njëri-tjetrin, Sara ka vënë në dukje se është nga ata njerëz që stepet kur e kupton që dikush ka një pëlqim për të, por nga ana e saj aktualisht nuk ka më shumë se miqësi.

Pjesë nga biseda:

Sara: Në rastin, jo për të bërë një gjë, po për të arritur një lloj audience

DJ PM: E pse se kemi bërë? Të paktën prej anës time..

Sara: Unë s’e bëj, e para sepse nuk e ndjej ta bëj dhe e dyta, nuk jam ai lloj personi. Nuk dua të arrij… unë s’kam hyrë këtu për të krijuar lidhje.

Unë që në momentin e parë, domethënë një nga gjërat që nuk kam dashur të bëj është të krijoja lidhje. Por gjithsesi, kjo nuk është thikë me dy presa, sepse ne mund të hyjmë këtu me mendimin që unë do bëjë këtë, këtë…por ama del e kundërta.

Ti mund të bësh shumë më shumë gjëra se mund t’i kishte imagjinuar. Këtu mund të hyjë siç hyre ti, mund të hynte një person tjetër që mua realisht mund të më pëlqente. Apo jo? Kështu mund të ndodhi edhe me njerëzit e tjerë që janë këtu brenda.

E di që gabimi është i mi, sepse s’të kam dhënë fare mundësi që të njihemi, unë as nuk të kam ardhur të pyes. E vetmja gjë që di prej teje është që je DJ, ke 10 vjet që punon si DJ, punon me DGAZ-in, jeton në Prishtinë.

Lexo edhe :   La Borën për Beatrixin, Rezarta Shkurta merr vendimin ‘drastik’ ndaj Donaldit
Lexo edhe :   Puthje e përqafime mes Donaldit e Beatrixit (VIDEO)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet

Greqia ka raportuar rastin e parë të variantit të koronavirusit Omicron në ishullin e Kretës, njoftoi sot në mëngjes Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos...

Akuzat për “Toyota Yaris”, Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Në Kuvend janë rikthyer sërish përplasjet e ashpra ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me ndryshimet në ligjin për "Pastrimin e parave". Kreu i...

4 mijë euro për gradën “Nënkomisar”, SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Një kryekomisar, me detyrë Lektor në Fakultetin e Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë si dhe një Inspektor në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor të Policisë...

Basha: Institucionet shtetërore me kod omerta të mafies, pranoni Vettingun

Kryedemokrati Basha, nga Kuvendi bëri thirrje që të pranohet kërkesa për Vettingun në politikë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Basha...

Rama: Do ndaloheni të shkoni në punë, nëse nuk vaksinoheni!

Kryeministri Rama ka paralajmëruar qytetarët e pa vaksinuar, se nëse nuk marrin dozën e parë, do vijë dita që nuk do mund të marrin...