E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Sherr me thika mes nxënësve, 17-vjeçari plagos shokun e klasës

Një konflikt për motive banale ka përfunduar me plagosjen e dy të rinjve në Shkodër. Një nxënës 17-vjeçar është plagosur me thikë nga shoku i tij i klasës. Ata janë konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës, ku sherri verbal degjeneroi në përdorimin e thikave.

Shtetasi me inicialet J.F., 17 vjeç, është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me inicialet E. N., 17 vjeç, për motive të dobëta. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i  dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç.

Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar  jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...