E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Falsifikoi dokumentet/ SPAK arreston ish-zyrtarin e lartë në burgun e Peqinit

Ish-Shefi i Sektorit Ligjor të Burgut të Peqinit, Gani Shehu, është arrestuar sot nga SPAK. Ai ka paraqitur të dhëna të rreme për një të burgosur, për të lehtësuar masën ndaj tij. Ndaj Shehut është caktuar masa e “Arrestit në burg”, pasi dyshohet për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, duke qenë se është personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato.

Kjo është e dyta herë që Gani Shehu arrestohet, pasi më 30 shtator u prangos pasi ndihmoi një të dënuar tjetër që po bënte përpjekjet për t’u liruar nga burgu, me anë të një skeme duke u hequr si punëtor i devotshëm. Për këtë skemë, i kishin “ardhur në ndihmë” Gani Shehu, ish Përgjegjës i Sektorit Ligjor dhe Lulzim Kaziu me detyrë kartelist në sektorin ligjor, të cilët u ndaluan nga policia.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në hetim procedimin penal nr.252 të vitit 2020, për veprat penale të parashikuara nga nenet 79/dh, 78, 278, 333/a, 334 etj. të Kodit Penal. Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet shtetasi V.B(I). Gjatë shqyrtimit të kërkesës së të arrestuarit V.B.(I), me objekt revokim/zëvendësim të masës së sigurimit nga ana e mbrojtjes së të hetuarit, u paraqit si provë një shkresë me lëndë: “Kthim përgjigje” e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Peqin e datës 14.01.2021.

Duke marrë shkas nga përmbajtja e kësaj shkrese, Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kreu hetime të thelluara në drejtim të vërtetësisë së të dhënave të pasqyruara. Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore, u krijua dyshimi i arsyeshëm se, në shkresën e datës 14.01.2021 të nxjerrë nga IEVP, Peqin, paraqiteshin të dhëna të rreme të cilat shkonin në drejtim të lehtësimit të pozitës së të hetuarit V.B.(I).

Lexo edhe :   4 mijë euro për gradën "Nënkomisar", SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Gjithashtu, nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit krijohet dyshimi i arsyeshëm se, personi që ka përgatitur këtë shkresë në të cilën janë pasqyruar të dhëna të rreme,  është ish – Shefi i Sektorit Ligjor të IEVP – së Peqin, G.Sh.

Lexo edhe :   4 mijë euro për gradën "Nënkomisar", SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Në vijim, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.95 datë 10.11.2021 ka caktuar ndaj shtetasit G.Sh. masën e sigurimit: “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

Kjo masë sigurimi u ekzekutua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në datën 11.11.2021

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet

Greqia ka raportuar rastin e parë të variantit të koronavirusit Omicron në ishullin e Kretës, njoftoi sot në mëngjes Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos...

Akuzat për “Toyota Yaris”, Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Në Kuvend janë rikthyer sërish përplasjet e ashpra ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me ndryshimet në ligjin për "Pastrimin e parave". Kreu i...

4 mijë euro për gradën “Nënkomisar”, SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Një kryekomisar, me detyrë Lektor në Fakultetin e Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë si dhe një Inspektor në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor të Policisë...

Basha: Institucionet shtetërore me kod omerta të mafies, pranoni Vettingun

Kryedemokrati Basha, nga Kuvendi bëri thirrje që të pranohet kërkesa për Vettingun në politikë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Basha...

Rama: Do ndaloheni të shkoni në punë, nëse nuk vaksinoheni!

Kryeministri Rama ka paralajmëruar qytetarët e pa vaksinuar, se nëse nuk marrin dozën e parë, do vijë dita që nuk do mund të marrin...