Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Policët rrahin qytetarin dhe i thyejnë dhëmbët (Kamera e fshehtë)

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Policët rrahin qytetarin dhe i thyejnë dhëmbët (Kamera e fshehtë)

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e dhunimit të një qytetari, nga forcat e policisë. Rasti ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Qytetari Ilirjan Dojçe tregon se kishte shkuar me makinë në Pogradec për të shitur speca.

Pas shitjes së specave, Ilirjani u takua me dy shokë të tij ku qëndruan në një lokal. Problemi nisi kur shkoi ora 23:00, teksa hynte në fuqi orari i ndalimit policor në kuadër të pandemisë.

 

Pikërisht rreth kësaj ore, Ilirjan së bashku me dy shokët e tij të cilët po i shoqëronte për shtëpi, u ndalua nga patrulla e policisë. Sipas qytetarit, 3 policët filluan t’i kërkonin llogari për kalimin e orës policore. Ilirjani tregon se u dha policëve 20 mijë Lekë të vjetra dhe ata e lanë të ikte.

Por pasi përcolli shokët, ai shkoi te daja i tij ku do të flinte. Sapo parkoi makinën, e njëjta patrullë me 3 policët u shfaq sërish. Në këtë moment, Ilirjani thotë se u dhunua nga punonjësit e policisë, të cilët i thyen dhëmbët dhe hundën.

Ilirjan Dojçe: Në datën 20 Tetor kam qenë në qytetin e Pogradecit për të shitur disa speca. Mbaroj punë dhe më pas takoj dy shokët e mi, qëndruam atje në orët e vona të darkës, ishte rreth 23:00. Në atë kohë kur po iknim, na del patrulla. Ishin 3 policë, na ndaluan, ku shkoni. I them unë po shkoj shokët e mi deri te shtëpia. Debatuam atje, më kërkuan lekë. Ju dhashë 20 mijë Lekë (të vjetra). Më pas ikëm. Më tha mua ku do shkosh? I them do iki te shtëpia e dajos tim dhe do rri atje sot. Mbarova punë, më pas shkoj në lagje dhe sa parkoj makinën atje, makina e policisë doli prapë te lagjia. Erdhi ai polici, më thotë ti s’merr vesh. Të thashë që do shkoj të fle këtu sot. Debatuam pak atje. Më pas filluan kontradiktat, më rrahën, më bënë copë. Edhe hundën e kam të thyer, dhëmbët e thyer, më shanë, më ofenduan me llafe nga më të ndryshmet. Më kërcënuan, do të vrasim, do të fus plumbin, do të hedh në përrua e shumë gjëra të tjera.

Pasi kërkoi ndihmën e emisionit Stop, Ilirjani u takua sërish me policët që ai thotë se e kishin dhunuar. Kësaj radhe, qytetari ishte pajisur me kamera të fshehtë.

Ilirjan Dojce- Çkemi? Si kaloni?

Polici- Mirë, cfarë bëre ti?

Ilirjan Dojce-Më njeh, apo s’më njeh?

Polici- ëë.. të njojta…ëë.., c’kemi?

Ilirjan Dojce- Ore, ju me bëtë copë mua atje!

Polici-(nuk kuptohet)

Ilirjan Dojce-A e kupton këtë gjë ti? Ajo rrahje, që më bëtë…

Polici– Dëgjo! Takohemi, se është shefi vërdallë këtu!

Polici 2– Si jeni? Ca thotë ky?

Polici- Jo mo, hiç…

Ilirjan Dojce– Të dy ishin cunat, të dy ishin këta…?

Polici 2- Cfarë…?

Polici– Si ishin të dy këta?

Ilirjan Dojce- Në turn bashkë…

Polici-Të thashë, të pimë një kafe dhe bisedojmë dicka! Hajde të ulemi dhe…të thashë, që atë ditë “na numrin”, apo s’e mban mend? Këta ikën, s’kanë faj fare, këta ikën s’kanë punë fare.

Ilirjan Dojce- Ore ikën këta, po këta ishin bashkë me ty atë ditë…

Polici– Si…ti ke punë vetëm me mua, nuk ke punë me ta…

Ilirjan Dojce- Ja do të pres unë ty dhe do ta pimë një kafe.

Një një takim me të njëjtët policë, sërish me kamera sigurie, Ilirjani e pyeti njërin prej tyre se përse e rrahën, ndërsa polici tha se gjithçka kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

Ilirjan Dojce- 200 mijë lekë dëm më ke bërë. Na shikoje! Po si më the atje në fund…? Do të marr edhe do të fut edhe plumbin?! Do të marr, do të hedh në prrua?!

Polici- Në gjaknxehtësi e thotë njeriu…

Ilirjan Dojce– Më mirë më merrje, më coje brënda,- të thashë. Më mirë të më hidhje atje, të më coje brenda xxx( nuk kuptohet) jo të më thyeje dhëmbët! Unë sot jam me dhëmb të thyer. 3 veta, se unë i mbaj mënd.

Polici- Këta cunat s’kanë punë fare. Dëgjomë mua!

Ilirjan Dojce– Si s’kanë punë fare?! U grinda me një nga cunat, i ktheva llafin.

Polici- Jo, jo!

Ilirjan Dojce- Me cunat u grinda unë? Le të thotë, ja ku është! Ia kam kthyer llafin? Le të thotë, ja ku është! Ja,hajde ty ta ktheva llafin, se unë e mbaj mënd. Këtij apo atij …?

Polici– Po c’rëndësi ka bre…

Ilirjan Dojce-Jo, jo, se e mbaj mend unë.

Polici- Po si e mbajke mend ti, ke qëne pavetëdije?!

Ilirjan Dojce- Po në rregull bre, pa vetëdije kam qenë.

Polici 2 – Po pa vetëdije, ti mund të vrasësh!

Ilirjan Dojce-Po si mund të vras unë, isha duke hyrë në hyrje, juve më erdhët mua.

Polici– Po ne të erdhëm, se të dëgjuam, s’të thamë ik nga fugonat!

Ilirjan Dojce– A vajta te hyrja unë?

Polici-Nuk kuptohet.

Ilirjan Dojce-I cova shokët deri atje, i cova vetë pastaj në hyrje…

Polici-Te vazhdojmë ne…?

Ilirjan Dojce- Të vazhdoni!

Në një tjetër takim, kur qytetari e pyet sërish policin përse e dhunoi, efektivi i thotë se ata e respektuan duke shkëmbyer numrat e telefonit!

Polici- Budalla! Ty policët të kanë bërë një nder. Kaq s’e kupton? Kaq s’e kuptove?  I shave këta, ishe i pirë…

Ilirjan Dojce-Unë ta pranoj, aman kam 3 ditë, që po vjell gjak. Shikoji dhëmbët! Po nuk jam nga ata burra, sepse ju respektova, ama jo të më bëje në këtë gjëndje mua…

Polici– Se ne s’të respektuam?

Ilirjan Dojce- Më respektove. Kafenë ta thashë atje…

Polici- xxx nuk kuptohet ..të pimë një kafe, ta dhashë edhe numrin.

Ilirjan Dojce-edhe të më rrahni ju të, tre sic jini?!

Polici- Kush të rrahu kot?

Ilirjan Dojce– S’më godite ëëë..? Po kush më bëri kështu mua?! Vërtetë s’ju respektova?!

Polici- Hic fare.., hic fare!

Ilirjan Dojce-Ia mora djalit, t’i dhashë ty. Po ta tregoj tamam muhabetin, sic është…

Polici-Do vish poshtë, ta pimë një kafe bashkë?

Ilirjan Dojce– Ku poshtë…?

Polici-nuk kuptohet.

Dy drejtuesit e emisionit Stop, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj i bënë thirrje SHÇBA-së që të reagojë pas publikimit të këtij rasti. /tvklan.al

Tags: dhuneIlirjan Dojçepolici

TË LIDHURA

Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli
Aktualitet

Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

21:54 | 01/09/2025
Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë
Aktualitet

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

21:30 | 01/09/2025
Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja
Aktualitet

Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

20:38 | 01/09/2025
Next Post
Berisha kyç “firmat” në zyrën e Palokës, bie alibia e thirrjes së Kuvendit

Berisha kyç “firmat” në zyrën e Palokës, bie alibia e thirrjes së Kuvendit

Amerikanët njohin vetëm Bashën kryetar, paralajmërojnë “non grata” për të tjerë

Amerikanët njohin vetëm Bashën kryetar, paralajmërojnë “non grata” për të tjerë

Haklaj: Në 2017 ka pasur skenar për të vrarë Bashën, Berisha ishte në dijeni!

Haklaj: Në 2017 ka pasur skenar për të vrarë Bashën, Berisha ishte në dijeni!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Kuqezinjtë e Kombëtares zhvillojnë seancën e parë stërvitore në kampin stërvitor në Malaga
Sport

Kuqezinjtë e Kombëtares zhvillojnë seancën e parë stërvitore në kampin stërvitor në Malaga

by mirseda
22:43 | 01/09/2025
0

Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën...

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit

22:38 | 01/09/2025
Kush do ta sundojë Gazën/ Plani i përgjakshëm izraelit për një Lindje të Mesme të Re

Kush do ta sundojë Gazën/ Plani i përgjakshëm izraelit për një Lindje të Mesme të Re

22:24 | 01/09/2025
Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

21:54 | 01/09/2025
Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një proteste, u qëllua nga një burrë me bastun

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një proteste, u qëllua nga një burrë me bastun

21:52 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com